X Qëndroni të informuar me vetëm një "Like"

Blogger Tips & Tricks

Headlines News :
Home » , , , , » Jeremic, nuk merr mbështetje në OKB për hetimet nga Eulex

Jeremic, nuk merr mbështetje në OKB për hetimet nga Eulex

Written By The Informer on 4.21.2011 | 03:45

BRUKSEL- Letra e ministrit të Jashtëm serb Vuk Jeremiç, dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon për krijimin e një komisioni Ad Hok në Këshillin e Sigurimit për të hetuar të ashtuquajturin trafik me organe njerezore në Kosoveë nuk ka gjetur mbështetje në OKB. 

Sipas RTK, ambasadorët e shteteve perëndimore hodhën poshtë kërkesën e Serbisë për krijimin e një gjykate ad-hoc për hetim të akuzave për trafikim të organeve, duke thënë se misioni i Bashkimit Evropian për polici dhe sundim të ligjit, EULEX tashmë i kishte filluar hetimet paraprake dhe se e kishte mandatin dhe aftësinë ta bëj këtë. “EULEX-i ka mandat të plotë të hetojë këto krime. Nuk mendoj se duhet të krijohet një mandat ad-hoc ndërkombëtar për hetime kur ekziston një i tillë”,- tha përfaqësuesja amerikane, ambasadorja Rosemary DiCarlo.

Ambasadori i Francës, Gerard Araud tha se, “akuzat mbi trafikim organesh ishin hetuar më parë dhe nuk kishin dhënë rezultate”, ndërkaq ambasadori i Britanisë së Madhe, Sir Mark Lyall Grant, tha se vendi i tij “nuk besonte se duhet një mandatim i ri nga Këshilli i Sigurimit për hetime”. Edhe ambasadori i Gjermanisë, Peter Ëittig tha se “EULEX-i kishte kapacitet dhe juridiksion dhe se një trup ad-hoc nuk do t’i shërbente një hetimi të shpejt”. Kërkesën e Serbisë e mbështeti vetëm ambasadori rus, Vitalij Churkin, kur kërkoi krijimin e një mekanizmit hetues i cili do t’i përgjigjej Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Share this post :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Albanian Defense News - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger