X Qëndroni të informuar me vetëm një "Like"

Blogger Tips & Tricks

Headlines News :
Home » , , , , » Zvicër, arrestohet ish-pjesëtari i UÇK-së, me kërkesë të Serbisë

Zvicër, arrestohet ish-pjesëtari i UÇK-së, me kërkesë të Serbisë

Written By The Informer on 4.21.2011 | 04:16

Një Kosovar i kërkuar për krime lufte është arrestuar në Gjeneve tha zyra federale e drejtësisë Zvicerane. Ai është nj ish-pjesëtar i UÇK-së dhe arrestimi i tij është bërë me kërkesë të Serbisë, ka bërë me dije zëdhënësi i kësaj zyre, Folco Galli. Serbia kishte dërguar në Zvicër një kërkesë formale për ekstradim. Për të arrestuarin dyshohet të jetë përfshirë në krime lufte ndaj civilëve të Serbisë dhe shqiptarëve në vitin 1999, në Gjilan.

Të enjten pritet të zhvillohet një seancë dëgjimore lidhur me kërkesën për ekstradim. Autoritet zvicerane do të shytojnë plotësimin e të gjitha kushteve për ekstradim si dhe i arrestuar do të ketë mundësi për të apeluar vendimin.

Kërkesa për ekstradim tregon se i dyshuari mban pasaportë serbe - Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës - por edhe nëse rezulton se i arrestuar mban pasaportë të Kosovës kjo nuk është pengesë për ekstradim ka thënë Galli.

Ndërsa nëse ai mban pasaportë zvicerane, nuk do të ekstradohet pasi Zvicra nuk ekstradon qytetarët e saj.
Share this post :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Albanian Defense News - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger