X Qëndroni të informuar me vetëm një "Like"

Blogger Tips & Tricks

Headlines News :

Ne jemi edhe në rrjetin social "Facebook", bashkohuni edhe Ju!

Ulet tensioni në gadishullin Korean, K. e Veriut tërheq raketat me rreze të mesme!

Korea e Veriut ka lëvizur nga raketa me rreze të mesme nga vendi i lëshimit në bregun lindor, duke dhënë një sinjal të uljes së tensionit në gadishullin korean, bëri të ditur një zyrtar amerikan. 

Penjani, siç u raportua, kishte bërë përgatitjet për lëshimin e një rakete gjatë muajit të kaluar, duke kërcënuar me sulme ndaj objektivave specifike në Korenë e Jugut, Japoni dhe bazat amerikane në rajon.

Kërcënimet u pasuan nga sanksione të reja të OKB-së kundër Koresë së Veriut në mars, pas testimit të tretë bërthamor të tyre.

Penjani u irritua gjithashtu edhe nga stërvitjet e përbashkëta ushtarake vjetore mes SHBA-ve dhe Koresë së Jugut, të cilët
përfunduan vetëm 1 javë më parë.

SHBA-të dërguan bombardues bërthamorë B2 dhe B52 në Korenë e Jugut, si pjesë e stërvitjeve, si dhe një anije luftarake me sisteme mbrojtjeje ndaj raketave në rajon.

Një seri e re stërvitjeje të përbashkët kundër nëndetëseve nisi të dielën dhe do të zgjasë deri të premten e ardhshme, raportoi agjencia e lajmeve koreano-jugore, Yonhap.

Raketat Musudan kanë qenë gati për lëshim në çdo moment, por Korea e Veriut i ka “larguar tashmë” ato, bëri të ditur një zyrtar i mbrojtjes amerikane për agjencinë e lajmeve AFP.

Kjo lëvizje është shenja më e prekshme, që Korea e Veriut ka bërë një hap pas nga kërcënimet për lëshimin e raketave. Por, një zyrtar amerikan nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare, duke ditur paparashikueshmërinë e sjelljeve të Veriut, paralajmëroi se “është ende herët për të festuar këtë lëvizje si një lajm të mirë”, ndërsa zëdhënësi i Pentagonit, George Little, i cili refuzoi të komentonte menjëherë pas këtij veprimi, tha për reporterët se “ajo që kemi parë së fundi është një pushim provokues”.

Në Pekin tentativa e rradhës për zgjidhjen e "çështjes së Lindjes së Mesme"

Presidenti i Palestinës, Mahmoud Abbas dhe Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ndodhen të dy në Kinë për bisedime me zyrtarët më të lartë të vendit aziatik. 


Vizita e liderave të dy shteteve të përfshira në një konflikt që vazhdon prej dekadash, ndonëse e ndarë, ka tërhequr shumë vëmendje mediatike, pasi për herë të parë Pekini duket se shndërrohet në një aktor të parë ndërmjetësues në këtë çështje të nxehtë.

Në deklaratën e tij, Abbas, i cili u takua me presidentin Xi Jinping ditën e hënë në Pekin, informoi se ka si qëllim të shpjegojë personalisht se cilat janë pengesat që kanë shkaktuar ngecjen  përfundimtare të paqes.

Netanyahu, i cili fillimisht vizitoi Shanghain, e do të zhvendoset në Pekin më vonë gjatë javës, ka në fokusin e vizitës së tij nënshkrimin e marrëveshjeve tregtare dhe problemin iranian. Netanyahu dhe Abbas kanë përjashtuar një takim midis tyre, gjatë kohës që do të ndodhen në Kinë.

Një zyrtar i Ministrisë së Jashtme Kineze deklaroi se institucioni që ai përfaqëson do të ishte i gatshëm që të organizonte një takim Abbas-Netanyahu, por duket se të dy liderat janë treguar të kujdesshëm për të shmangur këtë mundësi, duke mos u ndeshur në asnjë moment në Pekin apo një qytet tjetër gjatë këtyre vizitave zyrtare.

Raporti Pentagonit: Kina ka sulmuar SHBA-të kibernitikisht

Qeveria dhe ushtria Kineze kanë vënë në shënjestër kompjuterët e qeverisë së Shteteve të Bashkuara, si pjesë e një aktiviteti spiunazhi kibernetik, thotë një raport amerikan. 

Ndërhyrjet në sistemet elektronike kanë si synim mbledhjen e informacioneve mbi sektorët e diplomacisë, ekonomisë dhe mbrojtjes, që mund të përdoren nga vetë qeveria kineze.

Kjo është hera e parë që raporti vjetor i Pentagonit i lidh sulmet në mënyrë direkte me qeverinë e Pekinit. Nga ana e saj Kina i ka mohuar gjithmonë akuzat duke thënë se ajo vetë është viktimë e sulmeve të tilla.

Raporti kritikon gjithashtu mungesën e transparencës në programin për modernizimin e ushtrisë kineze dhe shpenzimet për sektorin e mbrojtjes.

“Në vitin 2012 sisteme të shumta kompjuterike në mbarë botën, përfshirë ata të qeverisë amerikane, u bënë shënjestër e sulmeve, disa prej të cilave i atribuohen direkt qeverisë dhe ushtrisë kineze”, thotë raporti i Departamentit të Mbrojtjes.

Sulmet kishin si qëllim nxjerrjen e informacioneve që mund të përdoren për përfitime nga industria kineze e mbrojtjes, industria e teknologjisë dhe planet ushtarake, vijon raporti.

Në të thuhet më tej se, kjo veprimtari është bërë tejet shqetësuese për shkak të aftësive që kërkojnë operacione të tilla.

Ndërsa Kina është dyshuar gjithmonë për një rol kyç në sulmet informatike, SHBA në përgjithësi është treguar e rezervuar në ngritjen e akuzave ose në konfirmimin se kompjuterat e qeverisë janë sulmuar. 

Franca: drejt fitores apo disfatës në Mali?

Forcat Franceze ripushtuan, për llogari të Forcave Qeveritare, qytetet Diabali dhe Duenxa, të cilat ndodhen në në qendër të vendit, dhe fill pas këtyre operacioneve ministri i mbrojtjes së Francës, Zhan-Iv Le Drian, theksoi se qëllimi i parisit është ripushtimi i të gjithë vendit. 

Qytetet e sipërpërmendura u ripushtuan pa rezistencë pasi rebelët ishin larguar në drejtim të veriut, me qëllim kryesor riorganizimin e tyre në zonën malore të Kindal-it, e cila gjendet në një distancë sigurie (për të dyja palët) prej 1500 km nga kryeqzteti i vendit Bamako.

Megjithë mesazhet optimiste që vijnë nga fronti, një oficer Francez që përmëndet si “Major Frederik”, theksoi se fundi i luftës nuk shihet ende në orizont, ndërsa në zonat e operacioneve mbizotëron një ndjenje paqartësie. Ka trupa dhe shtëpi të bllokuara, theksoi Majori ndërsa në zonë ka edhe mina, me rebelët që janë ngatërruar me popullatën civile.

Nën këtë kontekst, Parisi flet me siguri so ka për ta pastruar vendin totalisht nga rebelët “brenda pak javësh”, ndërsa ka edhe zëra më skeptik të cilat kanë filluar të paralajmërojnë se Franca qoftë me apo pa vetëdije, në qëftëse nuk largohet shpejt, do të ngatërrohet në një “Vietnam të ri” (mbase Indokinë sipas nesh...), e cila me siguri ka për ta gjunjëzuar ekonomikisht, moralisht dhe shoqërisht.

Nga ana e tij, kryeministri britanik, duke iu referuar ngjarjeve dramatike në Algjeri, por edhe për zhvillimet në Afrikën Perëndimore, flet me një ton më realist, karakteristikë të anglosaksonëve, se lufta ndaj terrorizmit në Afrikën e Veriut do të zgjasë disa dekada, diçka që me siguri mund të shndërrohet në një mankth të vërtetë për Parisin, pasi është e qartë se në fund të fundit Parisi do të jetë i vetëm dhe pa aleatë në këtë zonë të nxehtë, të cilën me kokëfortësi e konsideronin si tokë “kontinentale” Franceze deri më 1960.

Pyetja lidhur natyrshëm me faktin nëse çështja ka të bëjë me burimet energjetike të rajonit dhe jo aq shumë me enklavat islamike mbeten, pasi analistët shtrojnë pyetjen “si është e mundur që në rastin e Sudanit, Perëndimi e mbështeti ndarjen e vendit dhe në krijimin e Sudanit të Jugut ndërsa ndaj malit po mban një qendrim krejt tjetër”.

Në çdo rast, Francë, në mes të një krize të madhe ekonomike duket të jetë duke hyrë në një periudhë "heroike", e cila të kujton një tjetër epokë, por ajo që nuk është e qartë është nëse (Franca) do të jetë në gjendje të mbështesi këtë nismë jo nivel ushtarak - këtë nuk e vë njeri në dyshim, të paktën për një periudhënë afat shkurtër- por në nivel ekonomik ka shumë pyetje.

Kjo pyetje është e lidhur me stabilitetin e brishtë në Bashkimin Evropian, por edhe me shkallën e varësisë së sajë –nëse gjërat vështirësohen- nga SH.B.A.-të. Perëndimi po përballet në Mali me një gjëndje të ngjashme me atë që u krijua në Afganistan në periudhën e pushtimit Sovietik. Aleatët e atëhershëm i drejtuan armët dhe konflikti nuk ka mbaruar ende...


Izraeli po “humbet” Gjermaninë?

Prej disa dekadash, Izraeli dhe Gjermania kanë krijuar një mardhënje shumë të veçantë. Dy vëndet, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, filluan të ndërtojnë ura lidhëse midis tyre. Kjo mardhënje siç është e natyrshme, fillimisht u panë nga Izraeli si të dyshimta, pasi Gjermania ishte shkaktarja kryesore e LDB-së dhe sigurisht autori i Holokaustit, ndërsa në krahun e kundërt Gjermania bënte çdo përpjekje për ti demostruar shtetit hebre, që ajo tashmë një Shtet Demokratik dhe paqedashës! 

Kancelari Gjerman, Konrad Adenauer, negocjoi një marveshje për vendosjen e mardhënjeve me Izraelin, të cilin e vizitoi pas largimit nga qeveria, më 1966. Që nga ajo kohë, të shumtë janë Kancelarët Gjerman që kanë vizituar dhe përforcuar mardhënjet midis dy vëndeve.

Kancelarja Gjermane, Angela Merkel, duke ndjekur hapat e Adenauer, ka mbështetur në mënyrë të përhershme dhe publike shtetin hebre, ndërsa ka aritur ti shesi (në çmim shumë të arsyeshëm) edhe nëndetëse, të cilat Izraelitët i kanë armatosur me rraketa bërthamore. Gjithashtu Kancelarja Gjermane, Angela Merkel, vitin e kaluar votoi kundra pranimit të Palestinës në “UNESCO”.

Megjithatë, sipas revistës prestigjoze Gjermane Der Spiegel, Kancelarja (Gjermane) Merkel nuk po ndjek më këtë linjë, sepse është e zemëruar me Kryeministrin Izraelit, Benjamin Netanyahu. Netanyahu ka nisur një politikë agresive karshi Kancelares Gjermane, duke “plagosur” në këtë mënyrë mardhënjet midis Berlinit dhe Tel Avivit.

Tensioni filloi për shkak të çështjes Palestineze, përkatësisht për njohjen e sajë si “shtet vrojtues”, nga Kombet e Bashkuara. Fillimisht Netanyahu mesa duket kishte llogaritur mbështetjen dhe influencen e Gjermanisë për të parandaluar shtetet e tjera Europiane të votonin pro Palestines në OKB. Më vonë u bë e qartë që diçka e tillë ishte e pamundur. Atëherë, Izraelitët filluan ti kërkojnë Merkelit të ndryshojë taktikë dhe që të ushtronte presion për abstenim të përgjithshëm. Por, ashtu siç thekson revista gjermane, tashmë ishte shumë vonë për te zbatuar këtë kërkesë të Izraelit.

Ndërkohë, shumica e vëndeve të BE-së, përfshirë Francën, Italine dhe Spanjen kishin marë vendimim të mbështesnin Palestinën dhe se nuk mund të vihej në tavolinë karta e abstenimit të përgjithshëm nga vëndet anëtare të Bashkimit (Europian).

Ngjarjet që pasuan sollën zemërimin e Kancelares Gjermane. Izraelitët, ndryshuan edhe njëherë kërkesën e tyre, kësaj here kërkonin me ngulm duke ushtruar edhe presion ndaj Gjermanisë, që kjo e fundit të votonte “jo”. Përgjigja e Merkelit ishte negative, pasi nëpërmjet një lëvizjeje të tillë, Gjermanët do të dukeshin si arma negociuese e Izraelit – nën kontrollin total të Netanyahu. Rezultati ishte ai që pritej nga të gjithë vëzhguesit e çështjeve ndërkombëtare, Gjermania abstenoi.

Mesa duket, Merkeli e ndikuar qartazi nga ish Kryeministri Izraelit, Ehud Barak, i cili ishte i mendimit se vendi i tijë duhet të përmirsojë mardhënjet me Palestinezët, duke arritur në një kompromis.

Në të njëjtën kohë, ish Kancelari, Helmut Schmidt, shpreh haptazi kundërshtimin e tijë ndaj vendimit të qeverisë gjermane për shitjen e nëndetësve Izraelitëve: “unë nuk do e kisha bërë”, ka theksuar ai në një intervistë para disa kohësh.

Ndërsa Netanyahu vazhdon në të njëjtën vijë politike përsa i përket çështjes së kolonizim në zonën E1, mundësitë për zgjedhje paqësore të mosmarveshjes duket sikur po largohet, ndërsa njëkohësisht kufizohen edhe mundësitë e diplomacisë europiane, për zgjidhjen e kësajë kësaj çështjeje.

Në momentin që Izraeli shfaqet i palëkundur dhe ndjek një politikë ekstreme, Gjermania shfaqet shumë e problimatizuar, por dhe e kujdesshme. Për momentin duket që nuk do të prishi mardhënjet me Izraelin dhe mban një qëndrim “neutral”, e cila nga një anë qehtëson opinionin publik dhe nga ana tjetër kënaq Izraelin, duke i treguar mbështetje – të pa lëkundur dhe thelbësore.

(Gazeta) “Haaretz”, duke cituar deklaratat e Merkelit, shkruajti: “Ne ramë dakort që nuk biem dakort për çështjen e kolonizimit, por kjo nuk na ndalon që të biem dakort në çështje të tjera, siç është siguria. Izraeli ka një opinion tjetër dhe është një shtet sovran. Ne thjesht shprehim opinionin tonë”.

Megjithatë, me rrugën që po ndjek Izraeli, shumë shpejt ka për ta detyruar Gjermaninë të mari një pozicion zyrtar, ndërsa Netanyahu ndjek një rrugë të rrezikshme – atë të përplasjes. I vetmi rezultat që mund të ket një politikë e tillë, është prishja e mardhënjeve me aleatët dhe izolimi ndërkombëtar i Izraelit. /AlbDefense/

Gabimi i Morsit: Gabimi mbrapa rrëmujave në Egjipt (Analizë-Opinion)

Egjiptianët vërshuan në rrugë sërish. Megjithatë, këto protesta janë krejtësisht të ndryshme nga ato të muajve Janar/Shkurt 2011, në të cilat qytetarë nga të gjitha besimet, klasat dhe ideologjie politike u bashkuan për të rrëzuar diktatorin. Tashmë realisht, fitorja e bashkimit kombëtar në Egjipt është transformuar në një rrugë pa krye për interesat e disave. Protestuesit rrethuan Gjykatën e Lartë Kushtetuese jo për ta mbrojtur këtë institucion të shenjtë por për ta mbyllur, gjykatësit shpallin hapur grevë dhe njekohësisht grupe protestuesish sulmojnë njëri-tjetrin, secili grup vë në dyshim të drejtën e grupit tjetër për një vend në dialogun kombëtar. Në vija të përgjithshme, dialogu intensiv është pozitiv për vëndet që gjenden në tranzicion politik. Ndërsa në rastin e Egjiptit, rezultati ishte destabilizimi total i vendit. 

Egzistojnë shumë spjegime të ndryshme për rrëmujën që mbizotëron në këto momente në Egjipt. Disa janë të mendimit se shkaku kryesor janë vendimet që mori Këshilli i Lartë i forcave të Armatosura (SCAF) në muajt Shkurt/Mars 2011, duke përfshirë për kohëzgjatjen e tranzicionit dhe parimet që e përcaktojnë atë, spjegojnë rrëmujën e tashme. Disa të tjerë vënë në dukje mungesën e një Kushtetute moderne dhe të parlamentit, të cilat anulluan nga SCAF në muajin Qershor bazuar në rekomandimin e Gjykatës Supreme të Egjiptit. Kritikët akuzojnë mungesën e rregullave dhe ligjeve e ka lënë vendin të pambrojtur në duart e Gjeneralëve dhe më pas të Islamistëve konservator. Egjiptianët liberal dhe ateist/laik, ndërkohë, të frikësuar nga ideologjia islamiste e presidentit Muhamed Morsi, i cili vjen nga rradhët e Vllazërisë Myslimane. (Projekt-)Kushtetuta e Egjiptit, e cila ka në përbërjen e sajë një interpretim të ligjit islamik, por edhe një miting që u organizua nga Vllazëria Myslimane të Shtunën e kaluar për të “shpëtuar sarian” nga kundërshtarët e kushtetutës “së re”, duke përforcuar kësisojë frikën e protestuesve.

Të githa arsyet e sipërpërmendura janë padyshim të vërteta. Sigurisht, do të ishte më e thjeshtë të vendosesh një klasë e re politike, nëse SCAF kishte ndërmarë hapa më të matura drejt një tranzicioni më llogjik, nëse zyrtarët nuk do të kishin shpërbërë Asamblenë Kombëtare ose nëse hartimin e ligjit më të fuqishëm, domethënë të Kushtetutës së Re të Egjiptit të ishte më gjithëpërfshirës. Por kriza politike në Egjipt është më thellë. Vendimet e Morsit muajin e kaluar duke i dhënë vetes së vet pushtet pa kufi, të rigjykojë sërish ish-kreun e vendit, Hysni Mubarak, si edhe përshpejtimi i votimit të projekt-Kushtetutës që u hartua nga Vllazëria Myslimane –por edhe refuzimi i partisë së tijë të pranoi shqetësimet legjitime të miliona Egjiptianëve- vijnë si rrjedhojë e një botëkuptimi që ndoshta është i njohur për Egjiptianët.

Vllazëria, njëllojë si edhe Oficerët e Lirë që erdhën në pushtet më 1952 duke promovuar Gamal Abdel Naser, Anuar Sadat dhe Mubarak-un, janë ata që antropologu i Geilit, Xheims Skot, “modernistët e lartë” (high modernists). Modernizimi i lartë, i cili i jep rendësi të madhe njohjeve shkencore dhe elitës me aftësi të veçanta, jane nga natyra autoritar. Mund të duket një karakterizim i çuditshëm për vllazërinë, pasi shumica e ekspertëve e konsiderojnë një lëvizje fetare. Por në të vërtetë, Vllazëria ka përdorur fenë për të promovuar axhendën e sajë politike. Për të treguar që krerët e organizatës janë sipërfaqësorë kurrë bëhet fjalë për Islamin do të ishte një egzagjerim, por shumica e tyre janë para së gjithash mjekë, avokatë, farmacistë dhe inxhinjerë. E konsiderojnë vehten e tyre si avangardën që ka të gjitha aftësitë për të rindërtuar Egjiptin dhe për kompletuar modernizimin. Gjithashtu, besojnë se qytetarët u kanë besuar përgjegjësinë ta realizojnë, duke u bazuar në rezultatin e zgjedhjeve në fund të 2011 dhe më 2012.

Me Vllazërinë që ka nën kontrollin e sajë Asamblenë e Partisë Popullore, Këshillin e Suras, Asamblenë Kushtetutës dhe Presidencën, kjo avangardë mendoi se mund të zgjedhi një rrugë për Egjiptin e cila është në përputhje me ideologjinë e kësajë organizate. Nuk kishte nevojë për negociata apo konsensus, për vendimin e Morsit më 12 Gusht për të pezulluar krerët e Sigurisë Kombëtare por as për përpjekjet e mëvonshme për të zevëndësuar vëndet me influencë në mediat shtetërore me simpatizantë të tijë. Në një intervistë që u transmetua më 29 Nëndor, edhe vetë presidenti e karakterizoi dekretin e fundit si një përpjekje për “të përmbushur kërkesat e publikut dhe të revolucionit”. Ai la të nënkuptohet që nuk ka asnjë arsye që të vihen në dyshim vendimet e tijë, të cilat (sipas tijë gjithmonë) janë në interes të Egjiptit.

Llogaritja e gabuar e Morsit –të cilën ai vetë por edhe Vllazëria e përkqësuan më vonë- ishte se ai vetë besonte që të gjithë e kuptojnë rezultatin e zgjedhjeve me mënyrën që e bëri Vllazëria. Thënë ndryshe, që atijë (Morsit) dhe partisë së tijë (Vllazërisë Myslimane) u është dhënë urdhëri (nga populli) për të qeverisur pa u lënë hapsirë për ata që nuk janë dakort me ta. Akuza e Vllazërisë ndaj dhjetëra-mijëra protestuesve që janë “felool” (domethënë, mbeturina të rregjimit të vjetër) dhe kriminelë, nuk ishte vetëm një llojë reagimi e llojit “Mubarakist” edhe gjithashtu përforcoi interpretimin e Morsit që “Vllezrit Mysliman e dinë më mirë” mënyrën e zgjidhjes së problemeve politike të Egjiptit. Rrëzimi i akuzave të opizitës ndaj ndaj Morsit –që e karakterizojnë si “Mubaraku i ri”- është i thjeshtë, pasi vijnë nga një grup njerëzish të cilët janë ekspertë në organizimin e protestave popullore. Por kanë edhe një të drejtë, të dy burrat kanë adoptuar teorinë e “modernizimit të lartë”, e cila nuk përbën një shenjë të mirë për reformat politike nën rregjimin e mëparshëm dhe në asnjë mëyrë nuk përbën shenjë të mirë për të ardhmen e Demokracisë në Egjipt./AlbDefense/

Kurti-Qeverisë: Lironi aktivistët; ndaloni bisedimet për ndarjen e Kosovës dhe filloni ato për Bashkimin me Shqipërinë!

Rreth 60 bluza që mbanin emrat e aktivistëve të lëvizjes Vetëvendosje të arrestuar nga Policia e Kosovës në protestën e një dite më parë, janë vendosur në rrethinat e ndërtesës së qeverisë së Kosovës. 

Aktivistë të këtij subjekti kanë mbajtur një protestë paqësore, siç kanë thënë, kundër dhunës së ushtruar nga Policia e Kosovës. Ata kanë kërkuar lirimin e aktivistëve të lëvizjes, të cilëve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka thënë para të pranishmëve se në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Kosova do të duhej të bashkohej me Shqipërinë e jo të bëjë dialog me Serbinë për veriun.

“Kryeministri Thaçi ka filluar dialogun politik që e quan normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, në mënyrë që Serbia të avancojë drejt BE-së, ku pritet që të fillojnë negociatat për anëtarësim. Në njërën anë ai po i jep Mitrovicën dhe veriun, ndërsa në anën tjetër po ia bën më të shpejtë dhe më të lëmuar rrugën për të ecur drejt BE-së”, ka thënë Kurti.

Po ashtu, Kurti ka ftuar policët që të mos respektojnë urdhërat, që sipas tij, i instrumentalizojnë ata. Ndërsa kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, i është përgjigjur deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi.

“Hashim, liroji personat që janë burgosur nën urdhërin tënd, liroji personat që dikur kanë dhënë familjen për UÇK-në, liroji personat nga të cilët ke marrë armët për të luftuar”, ka thënë Selimi.

Pas dy orë protestë, aktivistët e Vetëvendosjes janë shpërndarë të qetë, ndërsa kanë paralajmëruar edhe protesta tjera për të kundërshtuar dialogun.

Siri, rebelët: do të respektojmë armëpushimin!

Qeveria siriane ka pranuar armëpushimin e propozuar nga i dërguari i OKB-së dhe Ligës Arabe, Lakdar Brahimi per festen e Kurban Bajramit. 

Vete Brahimi e dha lajmin ne perfundim te vizites se tij ne Damask.Opozita siriane e garantoi te derguarin nderkombetar se çdo pushim zjarri i vendosur nga forcat qeveritare, do te respektohet edhe nga rebelet.

Brahimi e ka bere te qarte se armepushimin me rastin e festes myslimane qe nis te enjten ne rajon dhe zgjat kater dite, e kerkon edhe si mundesi per te lejuar zhvillimin e nje procesi politik. Kurban Bajrami apo festivali i sakrifices, kremtohet myslimanet per te kujtuar vullnetin e Ibrahimit per te sakrifikuar te birin, Ismail si prove e bindjes se tij ndaj Zotit.

Lavrov: marrëdhëniet me Rusinë për cdo administratë amerikane nuk do të jenë të parëndësishme!

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov tha se kushdo që do të fitojë zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara do t'i duhet të punojë me Rusinë. Reagimi i tij ishte një përgjigje e drejtëpërdrejtë për republikanin Mit Romni i cili e konsideron Rusinë si armikun kryesor gjeopolitik. 

"Ne do të punojmë me ata udhëheqës që do të vijnë në pushtet dhe që do të zgjidhen nga populli. Ka plot shembuj në histori, kur retorika e fushatës prek ekstremet. Por kur fituesi i zgjedhjeve të fillojë punën, ai do të përballet me problemet e vërteta. Vetëm atëherë, mund të krijojmë një opinion për qëllimet e vërteta të njërës apo tjetrës administratë. Jam i sigurt se pavarësisht se cfarë do të ndodhë apo kush do të fitojë, marrëdhëniet me Rusinë për cdo administratë amerikane nuk do të jenë të parëndësishme", tha Lavrov.

Gjurmuesit e fakteve janë ata që kërkojnë koherencë dhe qëndrueshmëri në deklaratat e kandidatëve duke i krahasuar me fjalitë e zgjedhura në tryezën e debatit.

“Nju Jork Times” shkruan se Romni, me të vërtetë e ka cilësuar Rusinë si armikun më të madh për SHBA-në, megjithëse ka përmendur edhe kërcënime të tjera për sigurinë amerikane.

Mediat shkruajnë se ai u mundua të zbusë fjalët për Rusinë, por pa lëkundur shqetësimin se ky vend përdor represionin politik dhe burimet e pasura natyrore.

Barak Obama, në debatin e fundit të përqëndruar te politika e Jashtme tha se kandidati republikan po përpiqet të kthejë orën prapa në vitet 1980, duke kujtuar se lufta e ftohtë ka mbaruar prej 20 vjetësh.

Liban, qeveria autorizon ushtrinë për të vene situatën nën kontroll!

Ushtria libaneze vendosi trupat e saj në patrullimin e rrugëve të kryeqytetit Bejrut dhe qytetit port të Tripolit, në një përpjepje për të qetësuar situatën e tensionuar në vend. 

Disa persona mbetën të vrarë në luftimet midis forcave pro dhe anti-qeverisë siriane në Tripoli gjatë javës së shkuar, vetëm disa ditë pasi kreu i shërbimeve sekrete, një kundërshtar i betuar i Bashar al-Assad, mbeti viktimë e një autobombe.

Në një sinjal të qartë mbështetje dhe në një tentativë për të vendosur nën kontroll situatën, Bejruti u vizitua të martën edhe nga kryediplomatja e Bashkimit Europian, Baronesha Catherine Ashton, e cila zhvilloi bisedime me Presidentin Michel Suleiman dhe kryeministrin Najib Mikati.

Në fundjavë, Suleiman refuzoi një ofertë për dorëheqje nga kryeministri, një musliman sunit, i cili udhëheq një kabinet ku mbizotërojnë islamikët shiitë, mbështetës të regjimit sirian dhe lëvizjes terroriste “Hezbollah”.

Sipas reporterit të “BBC”-së, ushtria në Liban gëzon një mbështetje të gjerë popullore dhe në të shkuarën ka ndërmjetësuar vazhdimisht në zgjidhjen e konflikteve midis faktorëve të ndryshëm politikë dhe fetarë.

Zvicra përgatit Forcat e Armatosura për të përballuar destabilizimin e BE-së

Ushtria zvicerane po përgatitet për ‘luftë’, pasi stërtivet me plane për trazira të dhunshme në Evropë si edhe ka blerë pajisje për të përballuar një gjë të tillë. Vendi që njihet për bankat, orët dhe çokollatën, i trembet trazirave masive të refugjatëve evropianë në një të ardhme të afërt.

Zvicra, një nga vendet më të pasura në botë, ka shfaqur hapur frikën për shqetësimet që mund të pasojnë krizën ekonomike pasi në shtator ushtria e saj zhvilloi ushtrime, me skenar 'destabilizimi i BE-së'.

Zvicra, botërisht prej dekadash ka mbajtur një qëndrim neutral dhe ka refuzuar t’i bashkohet BE-së. Frika më e madhe e Zvicrës vjen nga çrregullimi që mund të kenë ushtritë e vendeve fqinje për shkak të shkurtimeve nga kriza që ka përfshirë këto vende.

Ministri i Mbrojtjes është shprehur se do të modernizojë ushtrinë pavarësisht kundërshtimit nga ana e opozitës. Zvicra ka një buxhet multi-miliardë franga dhe një ushtri prej rreth 200 mijë trupash.

"Luftë e ftohtë" Arabo-Iraniane në zhvillim për "sytë" e Sirisë

Shumë muaj më parë, një grusht vendesh të pasura me naftë si Arabia Saudite, Katari apo Emiratet, u bashkuan, hapën portofolat dhe vendosën të paguajnë pagat e ushtarëve rebelë në Siri, të cilët prej 20 muajsh luftojnë kundër qeverisë së Presidentit Al Assad. Kjo përpjekje për të rrëzuar një regjim totalitar dhe gjakatar me të shkuar të bollshme dhune, pati vetëm një problem. Assad i përket rrymës alevi, një degë e shiave, ndërsa kundërshtarët e tij arabë janë myslimanë suni. Irani është atdheu kryesor i shiave, ndërsa kjo popullatë është e përhapur në shumë vende të tjera, përfshirë Irakun, shteti që gjendet mes Sirisë dhe Iranit.

“Reuters” raportoi dje se qindra militantë shia nga Iraku po luftojnë aktualisht në Siri, më së shumti në krah të trupave qeveritare dhe i kanë dhënë besnikërinë e tyre udhëheqësit fetar suprem në Iran. Më në Veri, ushtria jo pak e fuqishme e shiave të Libanit, e cila është regjur me luftë të gjatë prej shumë dekadash kundër Izraelit, si dhe me luftën civile të Libanit që zgjati mbi 20 vjet dhe u mbyll vetëm më 1990, është gjithashtu duke mbështetur Assad kundër ushtrisë rebele të financuar dhe armatosur nga Arabia Saudite, Katari e Emiratet, të gjitha këto, vende suni.

Në shumë kuptime, tashmë Siria po kthehet në një zonë të nxehtë të luftës së ftohtë mes arabëve dhe iranianëve. Ndarja mes tyre filloi që herët gjatë dekadave të para të ngritjes së perandorisë islamike, në shekullin e tetë. Dallimet etnike janë çimentuar me ndarje fetare. Për militantët shia të Irakut, të cilët ndjekin Ajatollah Ali Khamenein e Iranit, kryengritja në Siri kërcënon ndikimin e shiave në tërësi në të gjithë rajonin dhe shumë prej tyre e shohin si detyrë të mbështesin Assadin.

Mes tyre janë dezertorë dhe ish-luftëtarë të kryengritjes antiamerikane të udhëhequr nga ushtria Mehdi e Moktada al-Sard, grupimi Bard i mbështetur nga Irani si dhe lëvizja Hezbollah, e cila dikur bombardoi ashpër një bazë amerikane duke vrarë qindra marinsa.

Politikanët shia në Irak thonë se militantët që kanë shkuar në Siri nuk kanë urdhër zyrtar nga udhëheqësit e vet, të cilët kanë praktikisht pushtetin në Bagdad, por e ndajnë atë me sunitët dhe janë në një situatë të vështirë mes arabëve dhe mbështetësve të tyre në Iran.

Disa prej luftëtarëve janë nga ushtria Mehdi, e cila u shpartallua nga Iraku në vitin 2007 dhe gjeti strehë në Siri.

“Ne kemi formuar një brigadë me 500 burra nga Iraku, si dhe nga Siria e kombësi të tjera”, thotë një prej udhëheqësve që identifikohet me pseudonimin Abu Hajar.

“Kur luftimet shpërthyen në zonën tonë, ne kryem disa operacione ushtarake të koordinuara me ushtrinë e Sirisë për të pastruar disa zona të kapura nga rebelët”, thotë Hajar, i cili, si shumë të tjerë, shkoi si emigrant në Siri para konfliktit. Brigada e ka emrin Abu al-Fadhl al-Abbas, një vëlla i imamit Ali dhe nip i Profetit Muhamed. Ai u vra më shumë se 1300 vjet më parë dhe që nga ajo kohë, është bërë simbol i sakrificës për shiat.

Një luftëtar tjetër tha se grupi i tij kishte për detyrë të mbronte një faltore të famshme shia, si dhe lagjen përreth faltores. Por sipas tij, në disa raste, grupi përdoret edhe për sulme parandaluese ndaj luftëtarëve rebelë.

Rebelët e Sirisë i konsiderojnë militantët shia si një forcë pro Assadit. Disa janë kapur dhe vrarë gjatë luftimeve. Në lagjen Sadr të Bagdadit, së fundmi një prej të vrarëve u shpall martir.

Zyrtarisht, ushtria Mehdi, ose krahu politik i saj thonë se nuk kanë dërguar njerëz në Siri, pasi e shohin konfliktin si problem i brendshëm i atij vendi. Udhëheqësit shia të Irakut e shohin Sirinë si një makth. Rënia kaotike e Assad mund të ndajë këtë vend sipas linjave sektare ose mund të krijojë një qeveri të dominuar nga sunitët dhe armiqësore ndaj tyre.

Konflikti që nisi si një rebelim popullor dhe paqësor ndaj një qeverie diktatoriale, po kthehet gjithnjë e më shumë në një luftë të hapur ku shtetet rajonale përplasen ashpër.

Berisha; tallet me Shqiptarët; flet për "Bashkim Kombëtar" në BE dhe natyrisht për rritje ekonomike imagjinare!

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka mbledhur sot pasdite kabinetin e tij qeverisës për të miratuar disa vendime që lidhen me financimin e një sërë veprimtarish për festimet e 100-vjetorit të pavarësisë. Kreu i qeverisë e ndali vëmendjen tek vizita e tij në Kosovë, në kuadër të aktiviteteve për 100-vjetorin e Pavarësisë. Nndërsa tha se u prit atje në mënyrë vëllazërore dhe se bashkimi kombëtar është i pandalshëm.

“Ky proces i bashkimit kombëtar është i pandalshëm, është ideali i qindra e mijëra shqiptarëve të rënë për liri dhe dinjitet kombëtar. Ëndrra e tyre pret të realizohet ndaj edhe duhet të bëjmë gjithçka që shqiptarët të ndjehen mirë, të mos ndjehen të shkëputur nga kombi, kudo që ndodhen janë një shumicë etnik dhe gjeografike”, tha Berisha.

Kryeministri shtoi se “Energjia bashkuese e kombit të sublimohet në vlera të mëdha ndaj edhe motoja të bashkohemi me njëri-tjetrin në BE, duhet t’i frymëzojë më shumë shqiptarët”, tha ai duke ndjekur kështu të njëjtën vijë me subjektet e tjera politike shiko: AK-në...

Berisha tha më tej se “shtatorja e ngritur në Shkup është nderimi më i madh që i bëhet figurës së Hasan Prishtinës”.

Kreu i qeverisë e ndali vëmendjen e tij edhe tek rritja ekonomike për 3 mujorin e dytë të këtij viti. Duke iu referuar të dhënave të INSTAT, Berisha shtoi se ekonomia doli nga plogështia, madje tejkaloi edhe parashikimet e FMN.

"Në 3 mujorin e dytë kemi pasur rritje ekonomike, saqë ekonomia doli nga një plogështi e diktuar. Rritja në tremujorin e dyte ishte 2.1 për qind nuk them se kjo është rritja më e mirë, por në vazhdim ne presim më shumë rritje në tremujorin e 3 dhe të 4. Kjo rritje dëshmoi vitalitetin e ekonomisë. Rritja është 4 herë më të madhe se ajo që parashikon FMN si rritje vjetore”, tha Berisha.

Përplasje të reja mes Indisë dhe Pakistanit për zonën e diskutuar të Kashmirit; 3 civilë humbin jetën!

Ministria e Mbrojtjes Indiane ka njoftuar se forcat e armatosura pakistaneze kanë sulmuar me armë të rënda pozicionet Indiane përgjat kufirit të zonës së diskutuar, Kashmirit, duke vrarë tre civilë.

Zëdhënësi i ushtrisë ka thënë se mortajat kanë goditur në një shtëpi pranë fshatit Kurunda.

Ky i fundit ndodhet pranë Linjës së Kontrollit që shërben si kufi de facto në Kashmirin e ndarë.

Zyrtarët pakistanezë kanë pranuar se ushtria e tyre ka gjuajtur predha, por kanë thënë se u është përgjigjur “provokimeve” nga trupat Indiane.

Banorët kanë raportuar të shtëna sporadike ndër-kufitare gjatë dy javëve të fundit.

Dy nga tri luftërat ndërmjet Indisë dhe Pakistanit janë zhvilluar për Kashmirin e ndarë mes dy vendeve
 

Visitors

Free counters!
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Albanian Defense News - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger