X Qëndroni të informuar me vetëm një "Like"

Blogger Tips & Tricks

Headlines News :
Home » , » Thellohet kriza midis Madridit dhe Barcelonës; Katalanasit të vendosur për referendumin e pavarësisë!

Thellohet kriza midis Madridit dhe Barcelonës; Katalanasit të vendosur për referendumin e pavarësisë!

Written By The Informer on 10.16.2012 | 05:02

Katalunja kërcënon Spanjën me ndërkombëtarizim të konfliktit mes tyre për cështjen e mbajtjes së referendumit të pavarësisë. 

Presidenti i rajonit autonom Artur Mas u shpreh kundër qendrimit të qeverisë së Mariano Rajoy që në disa deklarata ka lënë të kuptohet se është kundër mbajtjes së referendumit për pavarësinë në Katalunja duke argumentuar se një gjë e tillë bie ndesh me ligjet dhe Kushtetutën e vendit.

Do t’i drejtohemi Brukselit, gjykatave europiane dhe atyre ndërkombëtare nëse Gjykata Kushtetuese në Madrid vendos të cilësojë si anti-kushtetues ligjin për mbajtjen e një referendumi që parlamenti katalanas pritet ta miratojë legjislaturën e ardhshme”, deklaroi presidenti i rajonit katalanas, Artur Mas.

Tensionet me udhëheqësve të rajonit autonom dhe qeverisë qendrore në Madrid u ringjallën pas mosmarrëveshjeve mes dy palëve për politikat ekonomike dhe financiare në vend.


Share this post :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Albanian Defense News - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger