X Qëndroni të informuar me vetëm një "Like"

Blogger Tips & Tricks

Headlines News :
Home » , , » Skocia drejt pavarësisë; referendumi për shkëputjen nga Mbretëria e Bashkuar më 2014! Po Shqiptarët në Maqedoni?

Skocia drejt pavarësisë; referendumi për shkëputjen nga Mbretëria e Bashkuar më 2014! Po Shqiptarët në Maqedoni?

Written By The Informer on 10.16.2012 | 04:56

Kryeministri britanik, David Cameron i dha dritën jeshile kërkesës së partisë separatiste skoceze për mbajtjen e një referendumi pavarësie në vjeshtën e vitit 2012. 

Cameron u takua me Ministrin e Parë skocez, Alex Salmond në Edinburg me të cilin firmosi një marrëveshje që lejon mbajtjen e referendumit. Në paktin e nënshkruar nga dy palët, parashikohet që në referendum të përfshihen vetëm dy alternativat “Po” ose “Jo” që do t’i përgjigjen pyetjes nëse votuesit janë dakort me shkëputjen nga Britania e Madhe.

Gjithashtu, marrëveshja lejon votimin e personave që kanë mbushur 16 vjeç ditën e mbajtjes së referendumit.

Referendumi pritet të zhvillohet në vjeshtën e vitit 2014 dhe ishte një nga premtimet elektorale të kreut të partisë separatiste skoceze, SNP Alex Salmond.

Në një deklaratë për BBC pas firmosjes së marrëveshjes, kryemininistri brianik, David Cameron tha se kishte marrë vendimin më të mirë për skocezët dhe për gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

“Skocezët votuan për një parti që kërkonte referendum dhe unë plotësova kërkesën e tyre. Është e ligjshme dhe e ndershme që ata të vendosin, por unë mendoj se një Skoci në Mbretërinë e Bashkuar është më mirë, po ashtu edhe Mbretëria e Bashkuar me Skocinë është më e fortë”, tha Cameron.

Skocia përfshin një terren kryesisht malor në veri të Anglisë me një popullsi rreth 5 milion e 200 mijë banorë. Nga sondazhet e deritanshme zërat për pavarësi dhe ata kundër saj, janë thuajse të barabartë, megjithatë do të jetë 2014-ta ajo që do të vendosë nëse Skocia do të jetë e pavarur pas 3 shekujsh nën Mbretërinë e Bashkuar.

Shënim: Po Shqiptarët në F.Y.R.O. Maqedoni çfarë po presin?
Share this post :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Albanian Defense News - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger