Një inciativë e përbashkët mes dy vendeve, për të cilën Londra shpreson se do të zgjerojë praninë e saj diplomatike nëpër botë.
Britania dhe Kanadaja, siç pritet te deklaroje shume shpejt sekretari i Jashtem William Hague, kanë ndërmend të krijojnë misione të përbashkëta diplomatike jashte kufijve.
Marreveshja mund te perfshije sipas gjasave Australine e Zelanden e Re, e qellimi eshte i qarte: te zgjerohet prezenca qofte e Londres, qofte e Otaves, ne vendet ku aktualisht nuk kane ambasade. 'Jemi dy kombe nen nje mbretereshe e te bashkuara nga nje set vlerash', deklaroi kryeministri britanik David Cameron gjate fjales se mbajtur perpara parlamentit kanadez vitin e kaluar.
Fjalen e tij e citoi dhe shefi i diplomacise ne sqarimet e bera per levizjen ne fjale. kemi qendruar ne krah te njeri tjetrit qe nga konfliktet e medha te shekullit te kaluar e deri tek lufta kunder terrorizmit ne Afganistan apo mbeshtetja e Kombeve te pranveres arabe si Libia dhe Siria. 'Jemi kusherinj te pare, ndaj eshte e natyrshme t'i lidhim ambasadat tona me ato te Kanadase ne shtete ku secili prej dy vendeve tona ka interes. do t'i jape edhe bizneseve tona me shume hapesira e per njerezit, kostoja do te jete me e vogel', thuhet ne deklaraten e leshuar nga hague perpara njoftimi zyrtar.
Sipas korespondenteve, parate jane nje faktor madhor ne kete bashkepunim, por edhe vete nderlidhja diplomatike duket se do te pritet mire ne qarqet e euroskeptikeve brenda partise konservatore, ku ka pasur shqetesim te madh mbi zgjerimin e vete trupave diplomatike te BE-se.
Post a Comment