Presidenti Barak Obama falënderoi homologun e tij egjiptian për mbrojtjen e ambasadës në Kajro gjatë protestave kundër filmit të prodhuar në SHBA, ku tallet Profeti Muhamed. Rivali i Obamës për garën presidenciale, Mitt Romney, kërkoi një qëndrim më të ashpër kundër Egjiptit, pasi protestuesit arritën të kapërcejnë murin rrethues të ambasadës në Kajro dhe të heqin flamurin amerikan më 11 shtatorin e kaluar. Policia e Egjiptit u përplas me protestuesit për shumë ditë dhe ndërtoi pengesa për të mos i lejuar t’i afrohen ambasadës.
Në një letër, Obama përsëriti faktin që Shtëpia e Bardhë e dënon filmin dhe shtoi se po sheh përpara për të punuar më shumë me Presidentin Mohamed Mursi për të ndërtuar një “partneritet strategjik”.
Egjipti ka qenë një aleat i ngushtë i Shteteve të Bashkuara gjatë kohës që qeverisej nga Hosni Mubarak. Qeveria amerikane është e shqetësuar për numrin e madh të organizatave islamike, por vitin e kaluar hapi formalisht marrëdhënie me Vëllazërinë Myslimane, grupimin e fuqishëm politik që mbështeti zgjedhjen e Mursit si President. Obama i tha një televizioni këtë muaj, se SHBA-ja nuk e konsideron qeverinë islamike të Egjiptit as si aleat dhe as si armik. Në një intervistë me NYT, Mursi deklaroi se Egjipti nën qeverisjen e tij nuk do të jetë armiqësor ndaj Perëndimit, por nuk do të jetë as i bindur sa ishte Mubaraku.
“Qeveritë amerikane në thelb blenë me paratë e taksapaguesve amerikanë mospëlqimin, ose ndoshta edhe urrejtjen e njerëzve në këtë rajon”, tha ai në intervistë, duke iu referuar mbështetjes amerikane për qeveritë diktatoriale. Sipas mendimit të tij, Uashingtoni duhet të ndryshojë qëndrim ndaj botës arabe, duke treguar më shumë respekt për vlerat e saj dhe duke ndihmuar ndërtimin e një shteti palestinez në mënyrë që të zbusë urrejtjen në rajon.

Post a Comment