X Qëndroni të informuar me vetëm një "Like"

Blogger Tips & Tricks

Headlines News :
Home » , , , » Kriza Sino-Japoneze; Tentativa Kineze për të shtrirë hegjemoninë në Azi(!) OPINION-ANALIZË (EKSKLUZIVE)

Kriza Sino-Japoneze; Tentativa Kineze për të shtrirë hegjemoninë në Azi(!) OPINION-ANALIZË (EKSKLUZIVE)

Written By The Informer on 9.26.2012 | 10:24


Retorikë nacionaliste, interesa të mëdha gjeostrategjike, kujtime lufte të një të kaluare militariste, kërcënime reciproke diplomatike, ndërsa nuk përjashtohet edhe ndërhyrja e Ministrit Amerikan të Mbrojtjes (Lion Panetës), në peripecinë e dy ekonomive më të mëdha të Botës; Japonosë dhe Kinës. Dikur armiq të betuar, sot partnerë ekonomikë, dy shtetet debatojnë për sovranitetin e tetë ishujve të pa-banuar, por me shumë gjasa të pasura me rezerva nafte, të njohura me emrin Senkaku në Japoni dhe Diaoju në Kinë, me një sipërfaqe totale prej vetëm 7km2 dhe me vizitorë të vetëm peshkatarë ose aktivistë ultranacionalistë! Shkak këtë herë eshtë bërë Japonia, e cila bleu, siç deklaroi, tre ishujt nga pronarët e tyre për 20 milion euro. Një çmim relativisht i “ulët” për fantasmat e luftërave sino-japoneze, që u zgjuan në ambjentin e kizës ekonomike globale. Ndërsa gara e repër hegjemoninë në Paqësor dhe në jug-lindjen e Azisë sapo filloi.

 “Mbroni sovranitetin kombëtar të Kinës!” dhe “Shfarosje bërthamore për të gjithë qentë japonezë!” ishin disa nga parullat që u dëgjuan gjatë protestave anti-japoneze që u zhvilluan javën e kaluar në më shumë se dhjetë qytete të Kinës. Shkëndijaqë ndezi zjarrin ishte vendimi i Japonisë më 11 Shtator të Kombëtarizojë tre nga tetë ishujt Senkaku/Diaoju të cilat gjenden akoma në zotërimin e sajë. Në Pekin, me gjithë prezencën e lartë policore, 2.500 protestues, duke mbajtur flamuj Kinez dhe fotografi të Maos, sulmuan me vezë dhe shishe plastike Selinë Diplomatike Japoneze.

Në Guangzu, rreth 10.000 njerëz vërshuan në rrugët e qytetit, duke brohoritur parrulla kundër “imperializmit japonez”. Në Senzen policia përdori lënd kimike (gaz lotsjellës) për të kontrolluar turmën, ndërsa në qytetin bregdetar të Kingdao protestuesit i vun zjarrit fabrikës së Kolosit Japonez, Panasonic, dhe një pikë shitjeje të firmës TOYOTA. E njëjta gjë ndodhi edhe me automjete të prodhimit Japozen në qytetin Sian, në momentin që shumë biznese në Kinë u mbyllën përkohësisht ndërsa kompania ajrore Nippon Airwaysdeklaroi se është shënuar një valë e madhe anullimesh fluturimesh nga Kina drejt Japonisë.

Protestat u përshkallëzuan të Martën që kaloi, më 81 vjetorin e “ngjarjes së Manxhurisë”, një operacion i inskenuar nga ushtria Japoneze, e cila u përdor edhe  si jystifikim për ndërhzrjen dhe pushtimin ushtarak të Kinës Veri-Lindore më 1931. Bëhet fjalë për protestat më të ashpra anti-Japoneze që nga 1972, kurrë Tokio dhe Pekini vendosën lidhjet diplomatike.

Kryeministri i Japonisë,, J. Nonda, i bëri thirrje qeverisë kineze të mbrojë qytetarët Japonezë që gjenden në Kinë, pas sulmeve fizike që pësuan disa Japonezë në qytetin e Shangait. Ministri Amerikan i Mbrojtjes, Lion Paneta, i cili po zhvillon nje tour në rajon, deklaroi se është i “shqetësuar me zhvillimet” dhe se i inkurajon të dyja palët “të tregojnë vetëpërmbajtje”.

Qeveria Kineze e ka shpallur shitblerjen e ishujve të jashtëligjshme, duke dërguar me dhjetëra anije patrulluese dhe peshkarexha në zonë, ndëra Ministria Kineze e Punëve të Jashtme theksoi që Kina “ka të drejtën të marri çdo masë”. Retorika luftë-dashëse nuk mungoi as nga Mediat Kineze, me ushtrimet ushtarake Kineze në ajër, det dhe tokë duke u përdorur si “paralajmërim” ndaj qeverisë Japoneze.

Inati që zjen kohën e fundit në Kinë ndaj fqinjit Lindor i ka rrenjët e sajë thellë në histori. Japonia i aneksoi ishujt që gjenden 200 milje detare ne Lindje të bregut të Kinës Kontinentale, më 1895, duke pretenduar që ishin të pabanuara dhe se Kina nuk kishte shfaqur asnje lloji interesi për të për më shumë se nje dekadë. Çështja u komplikua më shumë kurë qeveria Japoneze, më vitin 1932 vendosi ti shesë ishujt, ndërsa pas Luftës së Dytë Botërore gjatë kapitullimit të Japonisë kaluan në zotërimin e SHBA-ve.

Më 1972 SHBA-të ia kthyen ishujt Japonisë, megjithatë Pekini këmbëngul se ishujt –të cilat i pretendon edhe një palë tretë më pak agresive, Tajvani- përbëjnë pjesë integrale të Kinës që nga kohët e lashta. Ngjarja e fundit sino-japoneze për ishujt e largët nuk është e vetmja; më 1996 një grup Japonezësh vendosi një far në një nga ishujt, dhe si rezultat pasuan “vizita” të shpeshta të aktivistëve Kinez në to. Gjatë një nga këto operacione (një “aktivist”) Dejvid Çan, nga Hong Kongu, ra në det dhe u mbyt.

Më Shtatorin e 2010 Japonia arrestoi ekujpazhin e një peshkarexhe Kineze që u përplas me dy anije patrulluese të rojes bregdetare Japneze, duke krijuar një incident serioz diplomatik midis dy vëndeve.
Negociatat dypalëshe që filluan më 2004 nuk kanë zgjidhur çështjen e sovranitetit mbi ishujt, të cilat gjenden në afërsi të rrugëve detare strategjike dhe natyrisht të pasura me rezerva nafte.


4 arsyet reale të krizës

1.      Për naftën dhe paratë

Mbase në krizën midis Kinës dhe Japonisë si përfundim gjithçka rrotullohet rreth parave; të drejtat për peshkim në zonën e pasur me peshq por edhe  me “arë të zi”. Edhe pse nuk dihet akoma me saktësi se sa e pasur është nëntoka përqark ishujve Senkaku/Diaoju, deti Lindor Kinez është i pasur rezerva nafte dhe gazi, shumë prej të cilave u zbuluan kohëve të fundit. Me Kinën që ka çdo ditë edhe kërkesa më të mëdha energjitike dhe me një Japoni që disponon rezerva të kufizuara, që të dyja vëndet kanë arsye të forta për të mos lëshuar pe!

2. Vegël gjeostrategjike

Ishujt e diskutuar Senkaku ndodhen midis Kinës, Japonisë (Okinaua) dhe Tajvanit, në një zonë me një rendësi të madhe gjeostrategjike, sepse praktikisht ndan në mes Detin Lindor Kinez. Pra cilido nga dy pretenduesit do të arrijë të vërtetojë hegjemoninë e vetë mbi ishujt do të arrijë në mënyrë direkte kufizimin e hapësirës jetësore të tjetrit në rajon. Përshembull, nëse Japonia vendos një bazë radarësh mbi ishujt, atëherë nuk do të kontrollojë vetëm Tajvanin e Veriut por edhe brigjet e zhvilluara ekonomikisht në Jug-Lindje të Kinës Kontinentale. Gjithashtu nëse Kina dëshiron të zgjerohet në rajon, duhet të mbajë largë influencën e SHBA-ve –pra “mburoja antiraketë”, që kanë planifikuar SHBA-të dhe Japonia të ndërtojnë së bashku, është diçka që me siguri nuk dëshiron.

3.Nacionalizmi (armë e fuqishme!)

Rajoni vuan nga një e kaluar, me armiqësi historike dhe shovinizëm, faktor që fuqizohen dhe inkurajohen nga një hap i rendësishëm, të cilin Tokio-ja zyrtare nuk ka ndërmarë akoma, marrja e përgjegjësisë për krimet e kryera gjatëë periudhave të luftës dhe kolonizimit. Librat Japonez të historisë reflektojnë mendime militariste, ndërsa qëndrimi zyrtar Kinez sille rreth atyre që pësoi vendi gjatë “periudhës së poshtërimit” në duart e të huajve. Këtu nacionalizmi përbën një forcë të mbinatyrshme. Ishujt e diskutuar nuk mund të mos përbënin një lloji “shamije të kuqe” për Japonezët, një popull krenar, por edhe i shenjosur me shenjën e humbësit të Luftës së Dytë Botërore nga Kina, udhëheqësit e rinj dhe të padiskutueshëm të Azisë.


4. Zgjedhjet (në Japoni) dhe pasardhësi i PKK-së (Partisë Komuniste Kineze)

Orientimi “patriotik” mund të ngrejë popullaritetin e faktorëve politik vendas, por edhe të kthejnë larg opinionin publik nga çështjet që politikanët duan të kalojnë pa reagime. Pra nëse Dikush mendon se për pak muaj, Japonezët do të zgjedhin një kryeministër të ri, “përplasja e tashme” me Kinën fiton një peshë të re komunikative. Partia Komuniste e Kinës, nga ana tjetër, nuk ka nevojë për retori parazgjedhore, përderisa nuk zhvillohen zgjedhje. Megjithatë, Udhëheqësit e tashëm pritet brënda disa muajve të dorëzojnë pushtetin për dekadën e ardhshme, kanë nevojë për nacionalizëm –dhe aftësitë e tashme ekonomike- për të ruajtur ekuilibrin e brëndshëm./AlbDefense/
Share this post :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Albanian Defense News - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger