X Qëndroni të informuar me vetëm një "Like"

Blogger Tips & Tricks

Headlines News :
Home » , , , , , , » Siri, rregjimi dërgon mesazh të qartë SHBA-ve dhe Francës

Siri, rregjimi dërgon mesazh të qartë SHBA-ve dhe Francës

Written By The Informer on 7.11.2011 | 09:13

Mbështetës të presidentit sirian Bashar al Assad kanë sulmuar kompleksin e ambasadës amerikane në Damask, bëjnë të ditur burime diplomatike.


Ndërsa më herët, rojat e sigurisë në ambasadën franceze qëlluan në ajër për të zmbrapsur një turmë që përbëhej nga besnikë të presidentit.

Sulmet në fjalë vijnë pak ditë pasi ambasadori amerikan dhe ai francez vizituan qytetin e Hamës, ku të premten u mbajt një protestë masive anti-regjim.

Protestat përputhen gjithashtu me një konferencë për dialog të organizuar nga qeveria, e cila është bojkotuar nga shumica e liderëve të opozitës.
Në këtë takim po diskutohen reformat e mundshme politike, përmes të cilave qeveria shpreson t’i japë fund protestave që zgjasin prej 4 muajsh. 

Ndërkohë, burime nga ambasada amerikane dhe ajo franceze kanë deklaruar se asnjë anëtar i personeleve respektive nuk ka mbetur i plagosur nga sulmet. 
Share this post :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Albanian Defense News - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger