X Qëndroni të informuar me vetëm një "Like"

Blogger Tips & Tricks

Headlines News :
Home » , , , , , » Abbas: Shkurtimi i ndihmave amerikane nuk do të prekë aftësitë për të luftuar

Abbas: Shkurtimi i ndihmave amerikane nuk do të prekë aftësitë për të luftuar

Written By The Informer on 7.11.2011 | 09:18

Zëdhënësi i ushtrisë pakistaneze ka deklaruar se shkurtimi i ndihmave ushtarake amerikane nuk do ta prekë aftësinë e ushtarakëve vendas për të luftuar grupet terroriste.


Gjenerali Athar Abbas tha për BBC, se Islamabadi nuk është informuar ende zyrtarisht për motivin e shkurtimit të 800 milionë dollarëve.

Shuma në fjalë përbën rreth një të tretën e ndihmës vjetore që Shtetet e Bashkuara i ofrojnë Pakistanit për sigurinë.

Duke njoftuar këtë vendim ditën e diel, Uashingtoni deklaroi se Pakistani ishte një aleat i rëndësishëm, por ekzistonin vështirësi në përmirësimin e marrëdhënieve.

Shefi i personelit të Shtëpisë së Bardhë, Bill Daley deklaroi për televizionin ABC, se Pakistani ka marrë disa hapa që i dhanë SHBA arsye për të ndërprerë disa ndihma.
Share this post :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Albanian Defense News - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger