Presidenti i Rumanisë, Traian Basescu, ka theksuar se përfshirja e vendit në ofensivën e Gjermanisë naziste kundër Bashkimit Sovjetik në vitin 1941 ka qenë e drejtë dhe ka nxitur reagime të ashpra në Rusi.
Në një intervistë televizive, Basescu deklaroi se edhe ai vetë, po të kishte qenë udhëheqës i Rumanisë në atë periudhë, do të kishte urdhëruar ushtarët që së bashku me nazistët të marshonin në drejtim të Bashkimit Sovjetik. Ai me këtë rast e cilësoi Gjermaninë naziste si aleate të Rumanisë.
Ministria e Jashtme në Moskë dënoi këtë deklaratë të Basescut.
“Është e qartë se deklaratat e këtilla, me të cilat justifikohet agresioni i nazistëve, janë të papranueshme”, deklaroi ministria në Moskë.
Megjithatë, Basescu theksoi se nuk e kupton hidhërimin e Rusisë, pasi që Bashkimi Sovjetik nuk ekziston më.

Post a Comment