X Qëndroni të informuar me vetëm një "Like"

Blogger Tips & Tricks

Headlines News :
Home » , , , » SKANDAL, edhe pas peticionit pan-kombëtar drafti "Pollo" nuk ndryshon

SKANDAL, edhe pas peticionit pan-kombëtar drafti "Pollo" nuk ndryshon

Written By The Informer on 7.02.2011 | 15:40


Në pyetësorin për regjistrimin e popullsisë nuk do të hiqet deklarimi për fenë dhe etninë. Komisioni Qendror i Regjistrimit të Popullsisë, që tashmë me ndryshimin e ri do të marrë emrin Komisioni Qendror i Censusit, prej dy ditësh po diskuton në lidhje me pyetësorin, duke i bërë përditësimin. Sipas burimeve pranë INSTAT-it, mësohet se formularit (pyetësorit) vazhdojnë t’i bëhen ndryshime të njëpasnjëshme, por opsionet e besimit fetar dhe etnisë nuk do të hiqen. Në formularin e hartuar nga ana e INSTAT-it në pikat nëntë dhe dhjetë të pyetësorit, janë pikërisht pyetjet për besimin dhe etninë. “Cili është grupi etnik që ju i përkisni? A besoni ju në Zot? (N.q.s. po, kujt besimi i përkisni)”, thuhet në pikat 9 dhe 10 të pyetësorit. Përkundër kërkesave permanente të PDIU-së, Aleancës Kuq e Zi dhe opinioneve me peshë të elitës intelektuale shqiptare, qeveria nuk do të tërhiqet nga qëndrimi i saj për të realizuar një regjistrim të popullsisë mbi bazën e etnisë dhe besimit fetar. Shtyrja e afatit të procesit të regjistrimit nga marsi i 2011-s në tetor të 2011-s duket s’i ka dhënë kohën e mjaftueshme INSTAT-it për të realizuar të gjithë procesin për fushatën sensibilizuese. Aktualisht janë përgatitur edhe posterat përkatëse, në të cilën lajmërojnë se kjo fushatë do të nisë më 1 tetor. Burime pranë INSTAT-it bënë të ditur se në këtë proces priten të punësohen 12 mijë persona, të cilët do të përfshihen në kategorinë e anketuesve, kontrollorëve dhe supervizorëve. Në këtë proces mendohet të angazhohen si anketues persona që kanë një arsim të lartë. Kështu po mendohet të punësohen për një muaj mësuesit e rretheve, të cilët janë ata banorët e zonës dhe njohin mirë familjet. Mësohet se formulari nuk do të plotësohet nga banorët, por nga vetë të anketuarit, të cilët do të marrin të dhënat direkte në terren. Gjithsesi kjo pritet të vendoset nga Komisioni Qendror i Censusit.

Përditësimet e formularit

Komisioni Qendror i Regjistrimit të Popullsisë gjatë kësaj kohe ka zhvilluar dy mbledhje dhe diskutuar mbi përditësimet e formularit të regjistrimit të popullsisë. Nga formulari i parë fillestar deri te ky më i fundit i publikuar nga INSTAT-i janë vërejtur ndryshime në dokument. Në draft-pyetësorin e parë pyetja “Cili është grupi juaj etnik?” shoqërohej me disa opsione për t’u plotësuar si: shqiptar, grek, maqedonas, vlleh, serb, malazez, egjiptian. Ndërsa në pyetësorin final, këto opsione nuk ekzistojnë, janë disa kuti bosh në të cilën do të plotësohet me shkrim dore dhe me germa kapitale se cili grup etnie i përket. Ndryshim tjetër te pyetësori (formulari) është edhe tek opsioni për besimin fetar. Në draftin e parë kjo pyetje e tillë shoqërohet me 7 opsione, duke përfshirë: mysliman, bektashi, ortodoks, katolik, asnjë besim, preferoj të mos përgjigjem, tjetër besim. Burime pranë INSTAT-it bëjnë të ditur se një gjë e tillë është bërë për të lehtësuar dhënien e përgjigjeve. Por mësohet se një pjesë e komuniteteve fetare ka shprehur kundërshtinë në heqjen e këtyre opsioneve, pasi mund të shkaktojë ngatërrime në plotësimin e formularit. Zyrtarë të INSTAT-it bëjnë të ditur se heqja e opsioneve është bërë nisur edhe nga pakënaqësitë që kanë shprehur komunitetet për renditjen e tyre në pikat e opsioneve.

Drafti “Pollo”, shqyrtimi më 4 korrik

Komisioni Parlamentar i Ligjeve do të shqyrtojë më 4 korrik draftin për “Për regjistrimin e përgjithshëm të popullsisë dhe banesave”. Ky komision e ka përcaktuar këtë rend ditë në kalendarin e punimeve, ku të hënën do të diskutojë në lidhje me draftin e paraqitur në emër të qeverisë nga Kryeministri Sali Berisha dhe ministri i për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit. Qeveria i ka kërkuar Kuvendit shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të draftit “Pollo”. Ky draft ka hequr hedhjen e të dhënave në regjistrat e gjendjes civile dhe se të dhënat e përfituara nuk do të përdoren për zgjedhjet lokale. Në draft parashikohet gjobitja deri në 1 milion lekë të vjetra në rast se realizohet një deklarim jo i plotë dhe i saktë. Ndërsa mosrespektimi i konfidencialitetit do të dënohet me një gjobë që varion nga 10 mijë deri në 50 mijë lekë të reja. Kjo gjobë mund të jetë e ankimueshme në gjykatë dhe në INSTAT.
Share this post :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Albanian Defense News - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger