X Qëndroni të informuar me vetëm një "Like"

Blogger Tips & Tricks

Headlines News :
Home » , , , , » Optimist Ceku, FSK, kapacitete të plota deri në fund të vitit

Optimist Ceku, FSK, kapacitete të plota deri në fund të vitit

Written By The Informer on 7.02.2011 | 15:07

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Ceku ka shprehur bindjen e tij se deri në fund të vitit kjo njësi do të arrijë kapacitetet e plota operacionale. 


“Besoj shumë se brenda këtij viti ne do t’i arrijmë ato. Procedura është e tillë që komandanti i KFOR-it duhet t’ia rekomandojë Këshillit të NATO-s dhe ky i fundit të aprovojë me argumente se kapacitetet janë arritur”, ka deklaruar Ceku.

Në një intervistë për radion “Blue Sky”, Ceku ka theksuar se FSK tashmë i ka arritur dhe tejkaluar kërkesat e parashtruara në planin “Ahtisari”.

“Besoj se këtë do ta konfirmojë edhe Këshilli i Atlantikut të Veriut. Për ne është shumë me rëndësi arritja e kapaciteteve, sepse na hapet dera për të ndërtuar të ardhmen”, ka shtuar Ceku.
Share this post :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Albanian Defense News - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger