Pas nismës qytetare për kundërshtimin e regjistrimit të popullsisë mbi baza etnie e fetare, Aleanca Kuq e Zi do të nisë aksionin politik "Një komb, një pasaportë".
Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu në një forum me intelektualë deklaroi se Shqipëria është i vetmi vend në rajon e botë i cili nuk i ka pajisur qytetarët e tij me pasaporta.
Sipas Spahiut, ky është një standard që e zbatojnë të gjitha vendet e rajonit e më gjerë."Mjafton një konsensus pozitiv në kuvend me 84 vota, tre të pestat e tyre për të ndryshuar thjesht një dispozitë, nenin 9, paragrafi i fundit i ligjit për shtetësinë shqiptare, ku mjafton të hiqet afati i vendbanimit 3-vjecar, për cdo shqiptar i cili ka kombësinë shqiptare", tha Spahiu.
Kreu i Aleancës Kuq e Zi ka përsëritur qëndrimin e kësaj organizate, se vetëdeklarimi i etnisë dhe fesë kërkon të rrisë artificialisht numrin e pakicave etnike dhe të ulë numrin e shqiptarëve.
"Eshte e nevojshme, eshte e domosdoshme qe ky proces te mos jete i befasishem, por te jete nje proces i rregullt legjislativ, ku së pari të respektohet procedura parlamentare e shqyrtimit të projektligjit me iniciativën me iniciativën popullore se pari, se dyti, projektligjit të prezantuar nga qeveria, se treti nëpërmjet seancave dëgjimore ku të dëgjohen argumentat e palëve", tha Spahiu.
Në seancën e fundit për këtë sezon, kuvendi i Shqipërisë miratoi projektvendimin për regjistrimin e popullsisë mbi baza etnie e fetare, pavarësisht peticionit të dorëzuar nga Aleanca Kuq e Zi dhe e firmosur nga mijëra qytetarë.

Post a Comment