X Qëndroni të informuar me vetëm një "Like"

Blogger Tips & Tricks

Headlines News :
Home » , , , , » Krye Demokrati, Berisha, uron PKK-në për 90 vjetorin e themelimit të sajë

Krye Demokrati, Berisha, uron PKK-në për 90 vjetorin e themelimit të sajë

Written By The Informer on 7.07.2011 | 07:25


Partia Demokratike Shqiptare i ka çuar urimet e saj Partisë Komuniste të Kinës e cila më 1 korrik festoi krijimin, duke vlerësuar arritjet e Kinës nën drejtimin e saj.

“Urimet më të mira me rastin e festës, 90-vjetorit të themelimit të Partisë Komuniste të Kinës”. Kështu Partia Demokratike e Shqipërisë ka përshëndetur një parti-simotër të saj në Azi, edhe pse është anëtare e partive popullore të qendrës së djathtë, por ky fakt nuk është bërë publik nga selia blu. “Të gjitha sukseset dhe arritjet e mëdha të popullit kinez erdhën nën udhëheqjen e Partisë Komuniste të Kinës. Domethënë, Partia Komuniste e Kinës e feston 90-vjetorin e saj me kontributin e madh që ka dhënë në drejtimin e zhvillimit të Kinës”, këto fjalë i takojnë ambasadorit të Shqipërisë në Kinë Kujtim Xhani në një intervistë për Radion e Jashtme të Kinës.
Në prillin e këtij viti, Xhani shkoi në Kinë për herën e dytë si ambasadori i Shqipërisë në Kinë. Ai është diplomat në karrierë, ndërsa përpara se të emërohej si ambasador në Pekin, ka mbajtur postin e shefit të protokollit të kryeministrit Sali Berisha. Xhani thotë se pas largimit nga Kina herën e kaluar, ai ndoqi me vëmendje zhvillimin e vendit në fusha të ndryshme. Këtë herë, ai kthehet në Pekin duke prekur përparimet e arritura nga Kina dhe populli kinez në fusha të ndryshme. Xhani theksoi se “jo vetëm që vij për herën e dytë mund të ndiej ndryshimet në zhvillimin e Kinës, por edhe ata që vijnë për herë të parë mund të ndiejnë çudi për nivelin modern. Zhvillimet e vrullshme të Kinës kanë bërë jehonë të madhe në arenën ndërkombëtare dhe Kina luan një rol më të rëndësishëm në çështjet ndërkombëtare”. Xhani përmendi se vitin e kaluar anëtari i byrosë politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, Liu Yunshan, vizitoi Shqipërinë dhe u takua me kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, kryeministri shqiptar, Sali Berisha.
Share this post :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Albanian Defense News - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger