X Qëndroni të informuar me vetëm një "Like"

Blogger Tips & Tricks

Headlines News :
Home » , , , , , , » Ekspertët e Policisë Shqiptare së shpejti me mision në Kabul

Ekspertët e Policisë Shqiptare së shpejti me mision në Kabul

Written By The Informer on 7.07.2011 | 07:13

Pas disa ditëve Shqipëria për herë të parë do të angazhohet me një mision policor jashtë kufijve të vendit. Një njësi ekspertësh e policisë së shtetit do të instalohet pranë Qendrës Kombëtare të trajnimit policor në kryeqytetin e Afganistanit në kuadër të kualifikimit dhe rritjes së perfomancës së forcave vendore të sigurisë. Misioni i policëve shqiptarë do të vijojë për tre vite, duke u ndërruar çdo gjashtë muaj.


Shqipëria prej vitesh është e angazhuar me trupat e saj ushtarake në misione paqeruajtëse. Ka nisur në Bosnjë Hercegovinë dhe më pas njësi të forcave të saj elitë janë përfshirë në kuadër të operacioneve të paqes dhe sigurisë të forcave të NATO-s, në Irak e Afaganistan. Por në datën 20 korrik Shqipëria për herë të parë do ketë dhe një njësi të ekspertëve policorë, që do të shërbejnë në Afganistan. 

Ministri i Brendshëm Bujar Nishani, iu tha deputetëve në senacën e fundit të parlamentit se kontributi policor i Shqipërisë, si një vend anëtar i NATO-s lidhet me detyrimet që dalin nga vendimarrja e kuartierit qëndror të Aleancës Veriatlantike në Bruksel.“Që para dy viteve në Samitin e vendeve anëtare ku morrën pjesë kryetarët e shteteve dhe të qeverive u vendos për të ngritur një mision trajnues të NATO-s në Afganistan, për të ofruar kualifikime të standarteve të larta për ushtrinë dhe policinë kombëtare afgane. Në samite dhe takime të tjera, që janë zhvilluar më pas është planizuar dhe precizuar kontributi konkret i çdo vendi anëtar të NATO-s. Shqipëria do të ketë në këtë mision të parë jashtë vendit në fushën policore një njësi me 5 ekspertë me objektiv përmirësimin e profesionalizmin e trupave vendore, rritja e kapaciteteve për përballimin e operacioneve në terren dhe për t'i bërë të afta që gradualisht të marrin vetë në dorë situatën e rendit e të sigurisë në të gjithë territorin e Afganistanit”. 

Për angazhimin e parë policor të Shqipërisë jashtë kufijve të saj parlamenti në Tiranë miratoi me prioritet një ligj të posacëm, që parashikon të gjitha aspektet e vendimarrjes, afateve, përzgjedhjes së efektivave, trajtimin kur ata janë në detyrë në Afaganistan etj. Kryetari i komisionit parlamentar të sigurisë kombëtare, Leonard Demi, thotë për DW, se misioni ka një rëndësi të dyfishtë për policinë shqiptare. “Rëndësia e parë është se forcat tona policore janë rritur profesionalisht, që do të thotë se ata janë forcuar në shërbim të ushtrimit të profesionit dhe jo në shërbim të politikës. Dhe e dyta, se tashmë ata janë në gjendje që të trajnojnë dhe forca të tjera policore në sigurimin e rendit brenda vendit të tyre”.

Njësia e parë policore, që do të niset për në Kabul ka patur një faze intensive parakualifikimi në Akademinë e Xhandarmërisë në Bordo (Francë). Pas datës 20 korrik ata do të instalohen në Komandën Rajonale pranë Qendrës Kombëtare të trajnimit policor që ndodhet në kryeqytetin afagan. 

Leonard Demi, thotë se nga pala shqiptare është trajnuar një numër më i madh oficerësh dhe nënoficerësh të policisë që do të jenë të gatshëm për t'u bërë pjesë e misionit trajnues në Afganistan në çdo etapë kohore. Në këtë kontigjent ka dhe police femra, pasi dhe ato do të angazhohen në të ardhmen për të trajnuar koleget afgane që janë pjestare të forcave të sigurisë, thotë Demi për DW. “Afganistani është një vend ku gjysmën e popullsisë e përbëjnë femrat, mirëpo në kushtet konkrete ato i stigmatizojnë kur angazhohen në polici. Megjithatë sot rreth 1 mijë gra afgane janë police dhe qeveria atje ka marrë zotim që ta rrisë numrin e tyre gradualisht. Për këtë arsye ne kemi përgatitur dhe police që të kontrbuojnë në këtë drejtim. Aleanca ka qënë shumë e suksesshme në këtë drejtim në Afaganistan. Mjafton të marrim një shifër: ku 7 milion të rinj ndjekin shkollat në këtë vend dhe 40 përqind e tyre janë femra, gjë që flet për një ndryshim shumë të madh në koncepte në shoqërinë afgane”. 

Sapo të mbërrijnë në destiancion ekspertët shqiptarë do të bëjnë dhe një stërvitje familjarizuese disaditore me kushtet e terrenit konkret ku do të operojnë deri në fund të vitit 2011. Sipas një grafiku të paracaktuar njësia shqiptare policore do të ndërrohet çdo 6 muaj, deri sa të përfundojë misioni në vitin 2014.
Share this post :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Albanian Defense News - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger