X Qëndroni të informuar me vetëm një "Like"

Blogger Tips & Tricks

Headlines News :
Home » , , , » Tradhti Kombëtare, maxhoranca miraton projektvendimin për rregjistrimin e popullsisë

Tradhti Kombëtare, maxhoranca miraton projektvendimin për rregjistrimin e popullsisë

Written By The Informer on 6.28.2011 | 04:51

Parlamenti miratoi me shumicë votash projektvendimin e qeverisë për regjistrimin e popullsisë, duke kryer kështu një tradhti Kombëtare pasi ky ligj bie ndesh me interesat Kombëtare të Shqiptarve.



Deputetët votuan projektvendimin i cili do t’i kalojë për shqyrtim komisioneve përkatëse parlamentare. Ministri Genc Pollo, kryetar i komisionit për regjistrimin, tha se me këtë projektvendim, po krijohet një bazë të dhënash, ndërkohë që bëhet, sipas tij, korrigjimi i gjithë mangësive të trashëguara prej vitesh.
Zoti Pollo tha se ligji reflekton atë të tre viteve më parë. “Nuk kanë të bëjne me gjëra që janë keqinterpretuar apo spekuluar nga personazhe të ndryshëm, ose mediat. Me këtë projektvendim krijohet bazë ligjore moderne, jo me speklulime, për shkëputjen e censusit nga listat e zgjedhësve dhe gjendja civile, që nuk kanë të bëjnë me njëra- tjetrën. Po bëjmë një korrigjim ligjor që është trashëguar 11 vjet më parë”, tha Pollo.
Projektvendimi “Për shqyrtimin dhe miratimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit “Për disa ndryshime në ligjin nr. 8669, datë 26.10.2000 “Për rregjistrimin e përgjithshëm të popullsisë dhe banesave” të ndryshuar” u diskutua si pikë e fundit e rendit të ditës dhe u votua me 71 votat e mazhorancës.
Ai u kalua me procedurë të përshpejtuar i projektvendimit për regjistrimin etnik e fetar, që sipas ministrit Genc Pollo do të nisë zbatimin në muajin tetor, raportoi Panorama. Në relacionin e draftit që mban firmën e ministrit të Inovacionit Genc Pollo, parashikohet që ligji aktual do të jetë në fuqi deri në vjeshtë kur të miratohet ligji i ri. Në nenin 1 të këtij drafti, caktohet që në titull se ligji nuk do të quhet më "për rregjistrimin", por për "censusin".
Ky term nënkupton mbledhjen e informacionit me anë të pyetësorëve, dhe jo më mbi bazën e të dhënave nga rregjistrat civilë. Në një nga ndryshimet ligjore vendoset ndëshkimi me gjobë 100 mijë lekë, për ata deklarojnë të dhëna të pasakta. Në relacion thuhet gjithashtu se qeveria ka ndërmend të nisë censusin në 1 tetor 2011.
Mënyra e regjistrimit është pasuar me debate të shumta dhe kundërshtime të hapura nga Aleanca Kuq e Zi, që dorëzoi edhe një peticion me firmat e shumë shqiptarëve që e kundërshtojnë atë. Ndërsa deputeti i PDIU-së, Dashamir Tahiri, tha se "do të votojë kundër ligjit për deklarimin e popullsisë, mbi baza etnike dhe fetare". 
Share this post :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Albanian Defense News - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger