Serbia pranon krimet e kryera ndaj shqiptareve duke deklaruar se cështja e Kosovës mund të zgjidhet vetëm përmes pajtimit. Ka qenë kjo deklarata e presidentit serb Boris Tadiç gjatë një leksioni të titulluar “Serbia si protagoniste e pajtimit rajonal dhe faktor stabiliteti në Ballkan”, të mbajtur dje në Fondacionin Friedrich Ebert ne Berlin.
“Serbia nuk mohon krimet e kryera ndaj shqiptarëve të Kosovës, por ka një tendencë që ato krime që janë kryer kundër serbeve të mohohen përpara syve të ndërkombëtare”- tha Tadiç duke shtuar se vendet e Ballkanit dhe Europa kane paguar tashmë një çmim të lartë të destabilitetit. Sipas tij, zgjidhja e çështjes së Kosovës është tepër e rëndësishme për të dy popujt, si serbët dhe shqiptarët, që të shndërrohet në një lojë politike me parakushte për anëtarësimin në BE. Tadic theksoi se “përpara se të hyjë në BE, Serbia dëshiron të zgjidhë çështjen e Kosovës, por se një vendim përfundimtar pikërisht tani, nuk do të mbështeste interesat e të dyja palëve në mënyrë të drejtë. Sipas tij, Serbia pret të marrë statusin e vendit kandidat por nuk do të ndryshojë qëndrim ndaj Kosovës. “Ajo që është e padiskutueshme është se Serbia nuk do të dhe nuk mund të njohë pavarësinë e Kosovës”-theksoi presidenti serb.
Sipas tij, “problemi mund të zgjidhet vetëm përmes pajtimit mes serbëve dhe shqiptarëve dhe asnjë pajtim nuk është i mundur pa bisedime. Ndaj dhe Beogradi me Prishtinën po zhvillojnë një dialog me ndërmjetësimin e BE-së, rezultatet e së cilit i pres ne korrik” -tha ai, duke konfirmuar kështu deklaratën e një dite më parë të zv/ kryeministres kosovare, Edita Tahiri, e cila tha se marrëveshjet e para priten në 2 korrik. Tadic theksoi gjithashtu se Serbia pret që KS i OKB-së të aprovojë një hetim ndërkombëtar mbi raportet për trafik organesh në Kosovë. Sa i përket integrimit të vendit, ai tha se Serbia demokratike, 10 vjet pas rrëzimit të Millosheviçit është gati të nisë bisedimet për anëtarësim me BE-në.

Post a Comment