Presidenti i Republikës Bamir Topi priti të hënën, në një takim të veçantë, Ministrin e Jashtëm të Vatikanit, Kryepeshkopin Dominik Fransua Mamberti.
Presidenti Topi vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira të Shqipërisë me Vatikanin, si dhe shprehu mirënjohjen për rolin e rëndësishëm e të vazhdueshëm të Selisë së Shenjtë në konsolidimin e demokracisë e të institucioneve shqiptare si dhe bashkëjetesës e harmonisë fetare në vendin tonë.
Zoti Topi, u ndal veçanërisht në rolin dhe kontributin e rëndësishëm që institucionet fetare shqiptare, dhe, në veçanti, ato katolike vazhdojnë të japin, jo vetëm për të ruajtur pasurinë dhe vlerat shpirtërore në Shqipëri, por dhe për të konsoliduar më tej identitetin, traditën dhe pasuritë historike, kulturore e kombëtare të përfaqësuara më së miri në mënyrë shembullore nga Nënë Tereza me jetën dhe veprën e saj.
Ndërsa Ministri i Jashtëm i Vatikanit, Arqipeshkv Dominik Mamberti, tha se Shqipëria me vlerat e saj të mëdha të bashkëjetesës shekullore fetare, është shembulli më i mirë i shprehjes së harmonisë njerëzore, jo vetëm për vendet e Ballkanit e të Evropës, por dhe më gjerë. Arqipeshkv Mamberti shtoi se Selia e Shenjtë do të vazhdojë të mbështesë plotësisht Shqipërinë në aspiratën e saj integruese. Ai tha se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të bëjnë pjesë sa më shpejt në gjirin e familjes së madhe evropiane.
Në mbyllje të takimit, presidenti Topi ripërsëriti ftesën për Atin e Shenjtë, Papa Benediktin XVI, për një vizitë zyrtare në vendin tonë.

Post a Comment