Presidenti francez Nicolas Sarkozy ka deklaruar se vendi i tij do të ndihmojë Greqinë duke i dhënë 30 vjet kohë për të shlyer detyrimet.
Gazeta franceze “Figaro” shkruan se bankat janë të gatshme të zbusin 70 për qind të huave që kanë dhënë. Plani po shqyrtohet nga qeveria franceze dhe drejtuesit e bankave në këtë vend.
Greqia, e cila nuk ka mbaruar së marri ndihmën e parë prej 110 miliardë eurosh, po bëhet gati për të marrë huatë e reja që shkojnë në 120 miliardë euro.
Gjithësesi, qeveria gjermane dhe vende të tjera kanë bërë presion mbi bankat dhe sektorët e tjerë privat të Greqisë që të përfshihen në këtë cështje.
Sipas mediave evropiane, bankat gjermane duket se janë shumë të interesuara për të diskutuar modelin francez.

Post a Comment