Njësitet e KFOR-it, të EULEX-it dhe të Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK) do të kryejnë të enjten, më 30 qershor, ushtrimin e rregullt dhe të përbashkët fushor “Skifteri i Ballkanit” në Kampin Vrellë, bën të ditur Zyra për marrëdhënie me publikun e KFOR-t, nëpërmjet një komunikate për media.
Sipas komunikatës, pjesa e dytë e ushtrimit do të mbahet në të njëjtën kohë në Aeroportin e Gjakovës, ndërsa komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori Erhard Bühler, si dhe përfaqësues të EULEX-it dhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës do ta vëzhgojnë ushtrimin në Vrellë, ku gjeneralmajori Erhard Bühler do të ketë edhe një prononcim për media.
Në komunikatë theksohet se traditës së ushtrimeve të suksesshme “Skifteri i Ballkanit”, për herë të parë i bashkohen njësitet e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) me kompetenca të definuara zyrtarisht, ku kjo organizatë do të kontribuojë në operacionet e mbrojtjes civile siç janë operacionet e zjarrëfikjes, operacionet e kërkim-shpëtimit, operacionet e evakuimit mjekësor, operacionet për mënjanimin e lëndëve plasëse, si dhe në operacionet për menaxhimin me materie të rrezikshme.
Qëllimi kryesor i këtij ushtrimi është që të forcohet edhe më shumë bashkëpunimi në mes të EULEX-it dhe KFOR-it, ndërsa njësitet e FSK-së do të marrin pjesë si forca për reagim në raste të krizave e fatkeqësive të mundshme natyrore, si dhe në raste të fatkeqësive të tjera e në raste emergjente.
Skenari themelor i ushtrimit të radhës “Skifteri i Ballkanit” bazohet në supozimin se në pjesën qendrore të Kosovës ka ndodhur një tërmet i fuqishëm, i cili ka pasur ndikim të konsiderueshëm jo vetëm në infrastrukturën e këtij rajoni por edhe në një aeroport të rëndësishëm ku janë rrënuar ndërtesat dhe ku ka pasur shumë viktima, si pasojë e kësaj fatkeqësie.
Ky ushtrim do të jetë një mundësi për FSK-në që të demonstrojë gatishmërinë dhe profesionalizmin e njësiteve të saj. Në të njëjtën kohë, ky ushtrim do të jetë edhe një mundësi për të t’u njohur me planifikimin e integruar, komunikimin dhe veprimin e të gjitha forcave të cilat janë përgjegjëse për siguri dhe për të ofruar ndihmë në raste të fatkeqësive në Kosovë.
Në komunikatë theksohet se përvoja e fituar pas përfundimit të detyrave të përcaktuara për FSK-në gjatë këtij ushtrimi pritet të kontribuojë në rritjen e kapaciteteve themelore të FSK-së, posaçërisht pas përfundimit të trajnimit në një kontekst shumëkombësh. Qëllimi tjetër i këtij operacioni trajnues është që t’i ndihmohet kësaj organizate t’i arrijë kapacitetet e plota operacionale.

Post a Comment