X Qëndroni të informuar me vetëm një "Like"

Blogger Tips & Tricks

Headlines News :
Home » , , , , » Maqedonia të reagojë ndaj gjeografisë shqiptare

Maqedonia të reagojë ndaj gjeografisë shqiptare

Written By The Informer on 5.02.2011 | 09:23

Reagime dhe shqetësime në Maqedoni, Greqi dhe Mal të Zi ka shkaktuar përmbajtja e librit të gjeografisë për nxënësit e klasës së katërt në shkollat e Shqipërisë. Sipas mediave në këto vende, shqetësimet i ka shkaktuar njësia mësimore ku thuhet se Kosova, disa pjesë të Greqisë dhe Malit të Zi si dhe gjysma e Maqedonisë në aspektin gjeografik i takojnë Shqipërisë, por i janë shkëputur me dhunë pas luftërave ballkanike në vitin 1913.

Fillimisht, reagime janë paraqitur në Greqi dhe Mal të Zi, kurse së fundmi është alarmuar edhe opinioni në Maqedoni. Zhurnal bën të ditur se ambasadori maqedonas në Tiranë, Vele Trpevski, ka paralajmëruar reagim zyrtar nëse dëshmohet se raportimet e mediave për përmbajtjen e librit janë të sakta.
“Do të verifikojmë nëse me të vërtetë është ashtu siç kanë njoftuar mediat. Këtu në Shqipëri është festë dhe njëkohësisht fushata ka arritur kulmin pasi më 8 maj ka zgjedhje. Ne do ta verifikojmë këtë dhe nëse raportimet e mediave janë të bazuara, menjëherë do të reagojmë me kolegun malazez dhe do të kërkojmë pse është shkruar ashtu”, ka deklaruar Trpevski. 
Share this post :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Albanian Defense News - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger