X Qëndroni të informuar me vetëm një "Like"

Blogger Tips & Tricks

Headlines News :
Home » , , , » Maqedonia ende larg NATO-s e BE-së

Maqedonia ende larg NATO-s e BE-së

Written By The Informer on 5.03.2011 | 09:23

Tashmë 20 vite Maqedonisë i janë të njohura kushtet dhe prioritetet për hyrje në strukturat euroatlantike, mirëpo elitat politike janë treguar të pa afta për përmbushjen e tyre.

Komisioni Evropian për çdo vit përmes raporteve të progresit, e përkujton Shkupin zyrtarë për reformat e domosdoshme në sistemin e jurisprudencës, në administratën publike, dialogun politik, të drejtat e njeriut dhe shumë sfera tjera.
Mirëpo rezultatet mungojnë, Maqedonia nuk është integruar në NATO dhe BE, zgjidhje për emrin nuk kemi, ekonomia dobësohet, ndërsa marrëdhëniet ndëretnike gjithnjë e më tepër tensionohen.
Përderisa karvanët e partive politike në prag të zgjedhjeve parlamentare e përshkruajnë vendin për të gllabëruar sa më shumë vota, harrohen ngjarjet që sinjalizojnë se pozicionet e Maqedonisë po dobësohen në të gjitha sferat dhe frontet e rëndësishme.
Në fjalimet e politikanëve shumë pak përmenden problemet reale të Maqedonisë, integrimet euroatlantike, çështja e emrit, varfëria e skajshme e popullit, ata më shumë akuzojnë, fyejnë njëri tjetrin për dështimet e njëpasnjëshme në 20 vitet e fundit.
“Kjo politike e papërgjegjshme për 20 vite na varfëroi, populli është në gjendje të mjeruar, nuk ka se si të sigurojë kafshatën e bukës, ndërsa rinia nuk sheh asnjë perspektivë në Maqedoni. Është momenti i fundit që klasa politike të vetëdijesohet, të vijnë alternative të reja, njerëz me vlera që dinë të sjellin të mira për popullin” Sh. Hoti nga Shkupi.
Organizata për Bashkëpunim Rajonal dhe Integrime Evropiane vlerëson se Maqedonia është duke ecur në rrugën e gabuar, e cila nuk e shpie drejtë integrimit në strukturat euroatlantike.
OBRIE e sheh si urgjente zgjidhjen e kontestit të emrit të Maqedonisë, reformat në gjyqësi, administratë si dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Kjo organizatë vlerëson se Maqedonia duhet përmirësojë politikat fiskale, duke përqendruar investimet në sektor që ndihmojnë zhvillimin ekonomik.
Share this post :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Albanian Defense News - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger