X Qëndroni të informuar me vetëm një "Like"

Blogger Tips & Tricks

Headlines News :
Home » , , » Britania u kërkon 5 vendeve të BE-së të njohin Kosovën

Britania u kërkon 5 vendeve të BE-së të njohin Kosovën

Written By The Informer on 5.03.2011 | 09:19

Britania e madhe ka bllokuar emërimin e përfaqësuesit të Bashkimit Evropian në Kosovë, post ky që ka mbetur i lire që nga 30 prilli, pasi drejtuesit të këtij mandati i ka skaduar afati.

Që nga 1 maji, holandezi Piter Fejth drejton vetëm Zyrën e përfaqësuesit ndërkombëtar civil në Kosovë dhe në këtë detyrë do të mbetet deri në fillim të vitit të ardhshëm. Sipas një artikulli të gazetës vjeneze Wiener Zeitung, bllokimi është bërë nga Përfaqësuesja për politikë të jashtme Ketrin Ashton për shkak se Britania e Madhe po kërkon nga pesë vendet e BE-së që ende nuk kanë njohur pavarësinë e Kosovës të bëjnë një gjë të tillë. Gazeta shkruan se Qeveria britanike është duke ushtruar presion tek pesë vendet e BE-së, Spanja, Greqia, Rumania, Qipro dhe Sllovakia që ta ndryshojnë qëndrimin e tyre dhe ta njohin një zëri Kosovën. 

Bashkimi Evropian ka hapur konkurs për vendin e udhëheqësit të delegacionit të Bashkimit Evropian për Kosovën, që më vonë do të fuzionohet me të dërguarin e veçantë të BE-s për Kosovë. Gazeta Vieneze njofton se përveç deputetes së gjelbër austriake Ulrike Lunacek, e cila është raportuese e Parlamentin Evropian për Kosovën, për këtë detyrë ka konkurruar edhe diplomatja çeke Janina Hrebickova.
Share this post :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Albanian Defense News - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger