X Qëndroni të informuar me vetëm një "Like"

Blogger Tips & Tricks

Headlines News :
Home » , , , , » Kuvendi rrëzon mocionin e VV, për bisedimet me Serbinë

Kuvendi rrëzon mocionin e VV, për bisedimet me Serbinë

Written By The Informer on 5.05.2011 | 12:05

PRISHTINË- Kuvendi i Kosovës nuk i ka dhënë mbështetje kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje për ndërprerjen e bisedimeve të filluara me Serbinë. Mazhoranca dhe opozita kanë zhvilluar sot një debat tejet të ashpër në lidhje me këtë dialog. Përplasja e pikëpamjeve rreth bisedimeve pasoi kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ftoi në interpelancë kryeministrin Hashim Thaçi. 

Me anë të këtij mocioni, Vetëvendosja kërkoi që bisedimet të ndërpriten. Por, me 56 vota pro, 21 kundër dhe 5 abstenim, deputetët e Kuvendit të Kosovës u shprehën në favor të vazhdimit të bisedimeve, duke rrëzuar kështu mocionin, ndërsa dy kërkesa të tjera të Vetëvendosjes u miratuan.

E para kërkon nga Qeveria të shtrijë autoritetin e vet në gjithë territorin sidomos në veri, ndërsa tjetra i bën thirrje ekzekutivit që ta informojë Kuvendin për bisedimet me Serbinë çdo tre muaj.

Gjatë debatit parlamentar, dialogut i kanë dhënë mbështetje partitë e koalicionit dhe pakicat, ndërsa opozita kritikoi gjithë procesin. Lidhja Demokratike e Kosovës vlerësoi se bisedimet Kosovë - Serbi nuk mund të sjellin rezultate. Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se këto bisedime janë një paradoks.
Share this post :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Albanian Defense News - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger