X Qëndroni të informuar me vetëm një "Like"

Blogger Tips & Tricks

Headlines News :
Home » , , , » Greqi, Papandreu pret Vasil Bollanon e Vangjel Dulen

Greqi, Papandreu pret Vasil Bollanon e Vangjel Dulen

Written By The Informer on 5.02.2011 | 09:17

ATHINE- Megjithë axhendën e ngjeshur si kryetar i qeverisë, të cilit i duhet të menaxhojë çështje të ngutshme ekonomike, kryeministri grek Jorgos Papandreu, përfshiu sot në axhendën e tij zyrtare, në ora 12 30 një takim me kryetarin e Omonias, Vasil Bollano dhe kryetarin e Partisë të Drejtat e Njeriut në Shqipëri Vangjel Dule, në zyrat e Parlamentit. Lajmi bëhet i ditur në faqen zyrtare e kryeministrit të Greqisë, ku nuk jepen detaje mbi përmbajtjen e këtij takimi. 
Takimi i kreut te Omonias dhe atij te PBDNJ me kryeministrin grek merr një rëndësi të vecantë, pasi ai zhvillohet vetëm një javë para zgjedhjeve lokale në Shqipëri dhe në një klimë debatesh të shkaktuara nga ideja e regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike. 
Share this post :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Albanian Defense News - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger