X Qëndroni të informuar me vetëm një "Like"

Blogger Tips & Tricks

Headlines News :
Home » , , , » BE: Pezullim të liberalizimit të vizave për Serbinë

BE: Pezullim të liberalizimit të vizave për Serbinë

Written By The Informer on 5.05.2011 | 11:59

BEOGRAD- Bashkimi Evropian mund të pezullojë përkohësisht liberalizimin e vizave me Serbinë nëse nuk ndërpritet fluksi i kërkesave të rreme për azil në vende të caktuara të BE-së, deklaroi sot kreu i përfaqësisë së evropiane në Beograd, Vincent Degert.

''Po shqyrtojmë një mundësi të tillë, që kërkon një marrëveshje mes vendeve të Bashkimit Evropian, si në nivel komisionesh po ashtu në niveli europarlamentarësh'',- deklaroi Degert gjatë një konference për shtyp në Svilajnac, ku ishte i pranishëm në ceremoninë e inaugurimit të një parku publik me rastin e Ditës Evropiane.

Degert theksoi se vendet e BE-së po përballen gjithmonë e më shumë me një fluks masiv mbërritjesh të qytetarëve nga vende të Evropës Juglindore, në veçanti nga Serbia, që paraqesin kërkesa të rreme për azil me qëllimin real për të gjetur një vend pune.

''Kjo situatë është veçanërisht e rënduar në Suedi, Belgjikë, Gjermani dhe Luksemburg. Ky është një problem tepër serioz. Shpresojmë të arrijmë një zgjidhje për të shmangur pezullimin e regjimit të liberalizimit të vizave me Serbinë
'',- theksoi përfaqësuesi i Brukselit.
Share this post :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Albanian Defense News - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger