X Qëndroni të informuar me vetëm një "Like"

Blogger Tips & Tricks

Headlines News :
Home » , , , » Shqiptarët kërkojnë ndryshime

Shqiptarët kërkojnë ndryshime

Written By The Informer on 4.20.2011 | 11:27

Kreu i RDK-së, Rufi Osmani, ka theksuar se populli shqiptar nuk pajtohen me mënyrën e udhëheqjes së politikës, andaj kërkojnë ndryshime.

"Identifikimi i gabimeve si dhe aftësia për t'i përmirësuar këto gabime nga ana e RDK-së, kanë bërë sot që Rilindja Demokratike Kombëtare për tri javë pas promovimit të saj si parti politike të ketë një ngritje të lartë të rejtingut të saj, ndërsa udhëheqësi i saj, të prijë bindshëm si lideri më i preferuar shqiptar me 73%. Këto parametra flasin qartë se populli nuk pajtohet me mënyrën se si të tjerët e udhëheqin politikën dhe se kërkojnë ndryshime", nënvizoi Osmani në takimin me banorët e një fshati të Tetovës.
Ai gjithashtu theksoi se hyrja pa kushte ne qeveritë e deritanishme, na ka sjellë në gjendjen të cilën jemi sot, prandaj RDK-ja ofron që para zgjedhjeve, partitë politike shqiptare të masin peshën në elektorat dhe më pas të ulen dhe të bisedojnë për kushtet me të cilat do të hyhet në Qeveri.
Share this post :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Albanian Defense News - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger