X Qëndroni të informuar me vetëm një "Like"

Blogger Tips & Tricks

Headlines News :
Home » , , , » Regjimi i Libisë propozon zgjedhje të lira pas 6 muajsh

Regjimi i Libisë propozon zgjedhje të lira pas 6 muajsh

Written By The Informer on 4.20.2011 | 11:09

Libia mund të zhvilloi zgjedhje të lira brenda gjashtë muajve, të mbikëqyrura nga Organizata e Kombeve të Bashkuara. Ky është propozimi i regjimit të Gedafit për t'i dhënë fund konfliktit që ka përfshirë vendin. Një gjë të tillë ka deklaruar Ministri i Jashtëm, Abdul Ati al-Obeidi për gazetën britanike "The Guardian". Obeidi i cili mori këtë pozicion nga Moussa Koussa pas largimit nga Libia, tha se regjimi i Libisë është i përgatitur të pranojë edhe një qeveri të përkohshme kombëtare para zhvillimit të zgjedhjeve. 

Obeidi: Të gjitha në tavolinë
Ministri i Jashtëm është shprehur se kjo çështje nuk zgjidhet duke ndjekur propozimin e njërës apo tjetër palë, kjo është çështje se si të ulemi të gjithë bashkë. Ai shprehet se komuniteti ndërkombëtar duhet të pranoi se për të ardhmen e Libisë janë qytetarët e saj ata të cilët vendosin. "SHBA-ja, Britania, Franca - shpesh janë në kontradiktë me vetveten. Ata flasin për demokraci por kur vjen puna tek Libia thonë se Gedafi duhet të largohet. Kjo duhet të lihet në dorën e popullit të Libisë. Nuk duhet të ketë urdhërime. Është në kundërshtim me principet e demokracisë", është shprehur Obeidi.

SHBA dhe shumë vende të Evropës kanë bërë të qartë se Gedafi duhet të heqë dorë nga pushteti. Rebelët gjithashtu kanë si kusht kryesore për nisjen e negociatave për paqe është largimi i Gedafit.
Share this post :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Albanian Defense News - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger