Presidenti i Iranit, Mahmoud Ahmedinejad ka fajësuar perëndimin për përhapjen e protestave në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e veriut, gjatë një fjalimi të hënën në ditën kombëtare të ushtrisë së Iranit. "Po përpiqen të ndezin mosmarrëveshje në rajon. Po përpiqen të shkaktojnë shkatërrim dhe po provokojnë luftë mes kombeve dhe qeverive për të shitur armët e tyre", tha Ahmadinejd. "Po kërkojnë të rrisin dominimin e tyre në rajon", ka shtuar ai.
Ahmadinejad paralajmëroi se perëndimi po bën përpjekje për të shkaktuar konflikt mes sekteve muslimane Shi'ite dhe Sunni, ndërkohë që bëri thirrje për bashkëpunim mes kombeve në rajon.
Akuzat e Presidentit të Iranit vijnë pasi NATO po vendos në Libi vendimin e OKB-së për caktimin e saj si zonë ndalim-fluturimi, duke ndërmarr sulme ajrore në një kohë kur trupat pro qeveritare dhe ato opozitare po zhvillojnë dyluftime.
Trazirat në Lindjen e Mesme dhe vendet e Afrikës veriore kanë nisur që prej janarit, kur protestat popullore nisën fillimisht në Tunizi dhe Egjipt, gjë të solli largimin e qeverive në këto vende. Pakënaqësitë politike janë përhapur edhe në shumë shtete duke sjellë një efekt domino të protestave.

Post a Comment