X Qëndroni të informuar me vetëm një "Like"

Blogger Tips & Tricks

Headlines News :
Home » , , , , » Nigeri, dhjetëra mijëra të shpërngulur

Nigeri, dhjetëra mijëra të shpërngulur

Written By The Informer on 4.19.2011 | 10:15

Me mijëra njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre në veriun e Nigerisë, pas protestave që kanë shpërthyer në vend nga rizgjedhja president i Goodluck Jonathan.

BBC kuotoi burimet e Kryqit të Kuq ndërkombëtar, duke dhënë shifrën e të paktën 16 mijë të shpërngulurve në gjashtë shtete të ndryshme, ndërsa një pjesë e tyre kanë kërkuar strehë në komisariatet e policisë, duke mos patur ku të shkojnë.

Një ditë më parë, Jonathan bëri thirrje për qetësimin e situatës dhe shtoi masat policore. Fitorja e tij mbështetet nga komuniteti ndërkombëtar, i cili i cilësoi zgjedhjet si të lira dhe të ndershme.

Kandidati tjetër për president, gjenerali Muhammadu Buhari, me përkatësi fisnore nga veriu, gjithashtu ka bërë thirrje për ndërprerjen e dhunës.

Votimet e mbajtura tre ditë më parë treguan një ndarje të thellë etnike dhe fetare në vendin më të populluar të Afrikës.

Buhari fitoi në secilin prej 12 shteteve të veriut, ku zotërojnë muslimanët dhe etnia hausa, ndërsa Jonathan, një jugor, fitoi të gjithë shtetet e jugut, përfshi kryeqytetin Abuxha.
Share this post :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Albanian Defense News - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger