Oficerë britanikë do të dërgohen në Libi për të këshilluar rebelët në veprimet e tyre luftarake ndaj kolonelit Muammar Gaddafi, deklaroi Ministri i Jashtëm, William Hague.
Duke folur përpara mediave, ai bëri me dije se grupi i ekspertëve do të vendoset në “fortesën” e rebelëve, në Bengazi.
Ata do të përqendrohen veçanërisht tek këshillimi i rebelëve për organizimin ushtarak dhe jo tek misionet konkrete në fushën e betejës.
Ndërkohë, forcat mbështetëse të kolonelit vazhdojnë të qëllojnë për të disatën ditë me rradhë me artileri të rëndë qytetin e Misratës.
Sipas një zëdhënësi të rebelëve, numri i civilëve të vrarë deri tani në konflikt mund të jetë më i lartë se 10 mijë persona, ndërsa të plagosurit janë 55 mijë.

Post a Comment