X Qëndroni të informuar me vetëm një "Like"

Blogger Tips & Tricks

Headlines News :
Home » , » Lamtumira politike e Kastros

Lamtumira politike e Kastros

Written By The Informer on 4.20.2011 | 00:54

Ish-presidenti i Kubës, 84-vjeçari Fidel Kastro, u shfaq papritur në krah të të vëllait, Raulit në Kongresin e Partisë Komunistë që u zhvillua në Havana.

Të dy vëllezërit u pritën me brohoritje. Është hera e parë pas pesë vjetësh, që ata dalin së bashku në publik. Hera e fundit ishte kur Fidel i dorëzoi presidencën.
Analistët e kanë parë këtë si një mbështetje për ndryshimet ekonomike që ka bërë Rauli dhe si një lamtumirë nga skena politike.
Shumë prej delegatëve të Kongresit u përlotën kur Fideli u ndihmua të hipte në podium dhe kur u ngrit në këmbë për himnin kombëtar. Ai dukej i pafuqishëm, ndërsa mbështetej në krahun e një prej ndihmësve të tij.
Kongresi zgjodhi 79-vjeçarin Raul Kastro në postin e Sekretarit të Parë. Një prej figurave të rëndësishme të partisë,

80-vjeçari Hose Ramon Machado Ventura u zgjodh Sekretari i Dytë. Kastro përshëndeti të vëllain në fund të Kongresit.
Shoku Fidel Kastro Ruz, udhëheqësi dhe komandanti i Revolucionit Kubanez na dha shembullin e parë të një sjelljeje pajtueshmërie kur ai kërkoi të mos përfshihet në kandidaturën për Komitetin Qendror. Fideli është Fideli, ai nuk kërkon”, u shpreh Raul Kastro.
Raul Kastro tha se 15 persona, përfshirë atë dhe Machado Venturen janë emëruar për Byronë Politike. Vetëm tre prej tyre janë të rinj, reformatori Marino Murillo, sekretarja e parë i Partisë Komuniste në Havana, Mercedes Lopes Asea dhe Ministri i Ekonomisë, Adel Iskuirdo Rodriges.
Ai u tha delegatëve se pozicionet kryesore politike do të kufizohen në mandate pesë vjeçare dhe premtoi ripërtërirjen sistematike të qeverisë, çka u konsiderua nga analistët si një propozim i paprecedent. Gjithashtu Kongresi vendosi tu lejojë kubanezëve të shesin dhe blejnë shtëpitë, çka ndodh për herë të parë prej revolucionit të vitit 1959.
Gjatë 50 vjetëve, kubanezëve u është lejuar t’ia lënë shtëpitë fëmijëve, apo t’i shkëmbejnë –siç raporton BBC- përmes një sistemi të komplikuar dhe shpesh herë të korruptuar.
Ky është Kongresi i parë që u zhvillua nga partia në pushtet në këto 14 vjet dhe synonte të sillte një fryme të re në sistemin komunist, miratoi një paketë prej 300 reformash.
Raul shpjegoi se qëllimi i tij është të perfeksionojë socializmin dhe jo ta zëvendësojë atë.
Share this post :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Albanian Defense News - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger