X Qëndroni të informuar me vetëm një "Like"

Blogger Tips & Tricks

Headlines News :
Home » , , » Kosova gati për ndryshimin e Kushtetutës

Kosova gati për ndryshimin e Kushtetutës

Written By The Informer on 4.20.2011 | 01:00


Të premten, Kosova fillon reformën e sistemit zgjedhor dhe ndryshimet e kushtetutës së saj. Parlamenti duhet të vendosë për formimin e komisioneve të përkohshme, të cilat do të merren me zbatimin e marrëveshjes së arritur ndërmjet udhëheqësve të Partisë Demokratike, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës Kosova e Re për këto reforma, marrëveshje kjo e cila mundësoi zhbllokimin e ngërçit politikë në fillim të këtij muaji dhe zgjedhjen e presidentes së vendit më 7 prill. Po atë ditë parlamenti e miratoi atë marrëveshje në formë të rezolutës.

Kryetari i Parlamentit Jakup Krasniqi tha se kjo çështje do të jetë pikë e parë e punës në seancën e së premtes. Ndryshimet kushtetuese pritet të përfshijnë pjesën që ka të bëjë me zgjedhjen e presidentit të Kosovës që në të ardhmen duhet të zgjidhet më vota të drejtpërdrejta, për të shmangur problemet e deritashme. Që nga shatori i vitit të kaluar, dy presidentë janë ndërruar për shkak të rënies ndesh me Kushtetutën. Kryetari i Parlamentit tha sot se ndryshimet janë vetëm plotësim i Kushtetutës aktuale.

"Unë mendoj që tendencat për të amandamentuar kushtetutën nuk e dëmtojnë dhe as nuk e zhvlerësojnë Kushtetutën e Republikës së Kosovës, por megjithatë e plotësojnë dhe i konkretizojnë çështjet që janë të nevojshme të ndryshohen. Nuk e dëmton kushtetutën amandamentimi i saj, përkundrazi e shtojnë modernizimin e saj", tha Krasniqi.

Nismën për përshpejtimin e formimit të komisioneve e ka marrë shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, sipas të cilit të dyja komisionet do të kenë nga nëntë anëtarë në të cilët Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike e Kosovës do të kenë nga dy përfaqësues, ndërsa partitë tjera nga një. Sipas marrëveshjes komisionin për ndryshime kushtetuese e drejton pushteti ndërsa atë për reformën zgjedhore opozita.

Ndryshimet kushtetuese dhe reformat në sistemin zgjedhor janë mbështetur edhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar që ndryshimet kushtetuese të jenë më të thella dhe në radhë të parë të mënjanojnë pjesën që i ndalon Kosovës bashkimin me Shqipërinë. Marrëveshja, e cila që arritur me ndërmjetësimin e ambasadorit amerikan Kristopher Dell parasheh që zgjedhjet presidenciale të mbahen pas më se një viti, ndërsa ato parlamentare pas më se dy vjet e gjysmë.
Share this post :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Albanian Defense News - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger