X Qëndroni të informuar me vetëm një "Like"

Blogger Tips & Tricks

Headlines News :
Home » , , , » Kadare: Dy shtete shqiptare, traumë psikike te antishqiptarët

Kadare: Dy shtete shqiptare, traumë psikike te antishqiptarët

Written By The Informer on 4.27.2011 | 05:39

Shkrimtari i njohur, Ismail Kadare është shprehur se krijimi i dy shteteve shqiptare në Ballkan, ka shkaktuar traumë në të gjitha rrethet antishqiptare në Ballkan. Në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës, Kadare tha ky fakt ka shkaktuar traum psikike tek vendet përreth.

"Ishte një fitore e jashtëzakonshme krijimi i dy shteteve shqiptare, në Ballkan. Një mrekulli nga ato që ndodhin shumë rrallë në botë. Nga një shtet i tkurrur, Shqipëria, papritmas shpërthen një komb me dy shtete. Dhe mos kujtoni që kjo nuk ka shkaktuar një traumë psikike në të gjitha rrethet antishqiptare, në Ballkan", është shprehur Kadare. 

Shkrimtari i mirënjohur ka nënvizuar se e ardhmja e popujve të Ballkanit është në këtë rajon dhe vullneti i tyre, do të bëjë që të shkojnë drejt pajtimit dhe sqarimit të gjërave duke shtuar ses sigurisht që pajtimi ka një kriter bazë dhe ai është vendosja e drejtësisë dhe kërkimi i ndjesës.

Sa i përket raportit të Dik Martit, Kadare thotë se iu dha rëndësi shumë e madhe pjesës së propagandës dhe retorikës, e cila nuk duhej të na kapte në befasi. "Gjëja e parë që duhej bërë kur doli raporti i Dik Martit, duhej thënë që: ejani menjëherë të hetoni. Madje, Shqipëria dhe Kosova bashkërisht, duhej të nxisnin hetimet, jo të kishin frikë prej tyre. Sepse, nuk është as patriotizëm as korrekte, që t'i të tmerrohesh nga hetimi dhe të thuash nuk pranoj të hetohem. Prandaj, do të ishte logjike, dinjitoze, në mbrojtje të interesave shqiptare, nxitja e hetimit" është shprehur Kadare.



gazeta: Shekulli
Share this post :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Albanian Defense News - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger