Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka bërë të ditur sot se gjatë operacioneve të sigurisë në muajt e fundit janë vrarë 313 terroristë, të cilët kishin refuzuar që të dorëzoheshin, përfshirë 43 krerë të grupeve terroriste që veprojnë në Rusi.
Presidenti rus gjithashtu tha se 479 banditë janë kapur gjatë këtyre operacioneve, por nuk dha hollësi të tjera!
Putin i bëri këto komente gjatë një takimi me Krerët e sigurisë, duke thënë se agjencitë e sigurisë së Rusisë kanë qenë shumë më efektive gjatë viteve të fundit.
Ai shtoi se forcat e sigurisë duhet të jenë të vëmendshme dhe të bëjnë përpjekje që të mos shkaktojnë viktima civile gjatë këtyre operacioneve.
Putin tha se dëshiron rezultate maksimale dhe i urdhëroi ministritë dhe departamentet që t’i koordinojnë më mirë aksionet e tyre.
Post a Comment