X Qëndroni të informuar me vetëm një "Like"

Blogger Tips & Tricks

Headlines News :
Home » , , , , » Nikoliç provokon; Nuk heq dorë nga Kosova(!) diplomatët Shqiptarë nuk reagojnë...

Nikoliç provokon; Nuk heq dorë nga Kosova(!) diplomatët Shqiptarë nuk reagojnë...

Written By The Informer on 9.26.2012 | 10:04

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliç ka deklaruar se vendi i tij është i gatshëm që problemet me shqiptarët e Kosovës t’i zgjidhë në rrugë paqësore. 

Qëndrimin e tij Nikoliç e ka shprehur gjatë një takimi me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon, të cilit i ka bërë të qartë se Beogradi është i përkushtuar për dialog konstruktiv me Prishtinën.

Sipas “B92”, Ban Ki Moon nga ana e tij është shprehur i inkurajuar nga deklaratat e Nikoliç për përpjekje të sinqerta për paqe dhe stabilitet në rajon.

Pas takimit me sekretarin e përgjithshëm, Nikoliç është takuar  edhe me presidentin e Qipros, Dimitris Christofias, vendi i të cilit nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

“Serbia nuk do të heqë dorë nga integriteti territorial”, mësohet t’i ketë thënë Nikoliç homologut qipriot gjatë takimit të zhvilluar në Pallatin e Qelqtë.

Presidenti serb ndodhet në Nju Jork në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe pritet që në ditët në vazhdim të takohet me zyrtarë të tjerë.

Synimi i Nikoliç është të bindë interlokutorët se pavarësia e njëanshme e Kosovës nuk është zgjidhja e duhur, e cila sipas tij duhet të arrihet përmes dialogut dhe të jetë e pranueshme nga të dyja palët.

Dy ditë më parë ishte presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e shoqëruar nga kryeministri Hashim Thaçi dhe zyrtarë të tjerë që takuan në selinë e OKB-së sekretarin e përgjithshëm të kësaj organizate, Ban Ki Moon.
Share this post :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Albanian Defense News - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger