Irani prezantoi ditën e mërkurë armën e tij më të re, një avion i telekomanduar -pa pilot (UAV) i prodhuar në vend, me një rreze veprimi në gjendje që të mbulojë pothuajse të gjithë vendet e Lindjes së Mesme dhe Izraelin (këtë të fundit veshtirësohemi ta besojmë).
Avioni i quajtur “Shahed”, nga persishtja “dëshmitari”, ka një autonomi dhe rreze veprimi prej 2 mijë kilometrash dhe është në gjendje që të transportojë raketa dhe bomba.
Në një deklaratë të Gardës Islamike Revolucionare të Iranit shkruhej se mjeti i ri fluturues është në gjendje që të kryejë njëkohësisht misione luftimi, patrullimi dhe vëzhgimi.
Besohet se një pjesë e teknologjisë së këtij avioni të telekomanduar është përvetësuar nga një avion i sofistikuar pa pilot amerikan, i cili duket se u rrëzua një vit më parë ndërsa kryente misione spiunazhi mbi territorin iranian.
Inagurimi i avionit të ri vjen pas një stërvitje madhore ushtarake të amerikanëve dhe aleatëve të tyre në ujrat e Gjirit Persik.
Aktualisht, nuk është e qartë nëse “Shahed”-i ka me të vërtetë ngjashmëri me modelet e telekomanduara amerikane.
Post a Comment