Koreja e Veriut ka lëshuar raketën me satelit, por vendet fqinje të saj thonë se procesi dështoi pak pasi raketa u ngrit në ajër.
Raketa, e cila hasi në kundërshtimin e opinionit ndërkombëtar dhe shihet nga shumë si një testim i një rakete me rreze të gjatë veprimi (balistike), u nis nga zona veri-perëndimore e Koresë së Veriut të premten.
Por zyrtarët japonezë dhe Koreano e Jugorë thanë se ajo fluturoi vetëm për disa minuta para se të binte në ujërat e Gadishullit Korean.
Ende nuk ka pasur asnjë komunikim nga Koreja e Veriut për lëshimin.
Koreja e Veriut tha se qëllimi i raketës ishte për të hedhur një satelit në orbitë, një lëvizje që shënon 100 vjetorin e lindjes së themeluesit kombëtar Kim Il-Sung.
SHBA-ja dhe vendet e tjera thonë se lëshimi përbënte një provë të maskuar për një raketë me rreze të gjatë veprimi (balistike), një teknologjië ndaluar për Korenë e Veriut në bazë të rezolutave të OKB-së.
Në një deklaratë, Shtëpia e Bardhë dënoi nisjen, pavarësisht dështimit të saj.
Post a Comment