Tregjet ndërkombëtare kanë rënë në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropë, të udhëhequra nga rënia e aksioneve bankare, si pasojë e shqetësimeve mbi situatën ekonomike të Spanjës.
FTSE 100 ra me 1 për qind, Ibex-i spanjoll me 3.5 për qind, ndërsa Doë Jones në Nju Jork me 0.6 për qind pas mesditës, me orën lokale.
Tregjet janë tronditur nga rritja e vartësisë së bankave të Spanjës dhe ekonomisë së saj në tërësi, për shkak të huave që po marrin nga Banka Qendrore Evropiane.
Në tregun e bondeve, kostoja e huasë 10-vjeçare të qeverisë spanjolle u rrit sërish në kuotën
6 për qind, shenjë kjo e frikës së dobishmërisë së kreditorëve të vendit.
Në kontrast me këtë, kostoja e huave me të cilat përballet Gjermania, që konsiderohet dhe huamarrësi më i sigurt në eurozonë, ra në 1.72 për qind.
Kostoja e sigurimit të rekuperimit të humbjeve në borxhin spanjoll për pesë vjet, përmes marrëveshjeve financuese, u rrit në një rekord prej 4.98 për qind në rang vjetor.
Tregjet janë të shqetësuara për shkallën e shpëtimit të borxheve që sigurohet nga Banka Qendrore Evropiane për bankat e Spanjës dhe për pjesën tjetër të jugut të Evropës.
Më herët gjatë së premtes, Banka Qendrore Spanjolle, që varet nga BQE si pjesë e sistemit monetar të eurozonës, deklaroi se marrja neto e ndihmave në muajin mars ishte rritur në 228 miliardë euro nga 152 miliardë që ishte një muaj më herët.
Post a Comment