X Qëndroni të informuar me vetëm një "Like"

Blogger Tips & Tricks

Headlines News :
Home » , » Afrika në kaos pas Malit tashmë grusht shteti edhe në Guinea-Bisau

Afrika në kaos pas Malit tashmë grusht shteti edhe në Guinea-Bisau

Written By The Informer on 4.13.2012 | 05:28


Ushtarë kanë vendosur nën kontroll shumicën e institucioneve dhe territorit të kryeqytetit të Guinea-Bisaut, shtetit afrikanoperëndimor ku është duke u zhvilluar që prej mëngjesit të së premtes një grusht shteti. 

Të shtëna të armëve të kalibrit të madh janë dëgjuar në Bisau, ndërsa raportohet se trupat ushtarake kanë ndeshur në rezistencë të vendosur nga besnikët e kryeministrit Carlos Gomes Junior.

Megjithatë, mund të konfirmohet pushtimi i selisë së partisë në pushtet dhe i radiotelevizionit kombëtar prej udhëheqësve të grushtit të shtetit.

Gomes u rendit i pari në zgjedhjet presidenciale të muajit të shkuar, por pa mundur të fitonte një shumicë, pavarësisht manipulimeve të përhapura. Vendndodhja e tij është e panjohur, ndërsa grushti i shtetit në zhvillim është dënuar nga organizata që bashkon vendet e Afrikës Perëndimore, “Ecoëas”.

Guinea-Bisua, një ish-koloni portugeze, është një prej vendeve më të varfëra të Afrikës dhe ka përjetuar grushte të shumta shteti që prej fitimit të pavarësisë në vitin 1974.

Njëkohësisht, vendi është shndërruar në një problem ndërkombëtar për “tolerancën” e qeverisë ndaj trafikut të drogës, nga Amerika Latine drejt Europës, ku është shndërruar në një stacion të sigurt për të gjithë trafikantët.
Share this post :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Albanian Defense News - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger