Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov tha të enjten se armatosja e kryengritësve Libian është “një shkelje e ashpër” e rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila ka vendosur embargo
armësh për shtetin Afrikan, që nga muaji shkurt.
Franca të mërkurën u bë vendi i parë i NATO-s, që e pranoi zyrtarisht se po armatos kryengritësit, të cilët po luftojnë kundër regjimit të Muammer Gaddafit.
Zyrtarët ushtarakë francezë thanë se ky veprim ishte i nevojshëm për të mbrojtur civilët. Por Lavrov tha se Rusia ka kërkuar shpjegime nga Franca për këtë veprim.

Post a Comment