X Qëndroni të informuar me vetëm një "Like"

Blogger Tips & Tricks

Headlines News :
Home » , , , , , » Paditjen e Sirisë kërkon AI nga OKB-ja

Paditjen e Sirisë kërkon AI nga OKB-ja

Written By The Informer on 7.07.2011 | 06:38

Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Amnesty Internacional (AI), ka lëshuar të mërkurën një raport ku thuhet se forcat siriane do të mund të akuzohen për krime kundër njerëzimit.



Kjo organizatë i bëri thirrje Organizatës së Kombeve të Bashkuara për ta çuar rastin në Gjykatën Ndërkombëtare Penale. Raporti i Amnesty International u bazua në dëshmi nga refugjatët, që janë strehuar në vendet fqinje.
Raporti vjen në kohën kur Ministria e Jashtme e Francës kërkoi nga OKB-ja që të ndërhyjë në Siri, duke thënë se “bota nuk duhet të qëndrojë pasive dhe e pafuqishme përballë represionit të egër të armatosur”.
Që kur kanë filluar protestat antiqeveritare në muajin mars, regjimi i presidentit Bashar al Assad ka vrarë mbi 1500 protestues, ndërkaq janë burgosur mijëra të tjerë.
Share this post :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Albanian Defense News - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger