X Qëndroni të informuar me vetëm një "Like"

Blogger Tips & Tricks

Headlines News :
Home » , , , , , » Merkel: vendimet e KFS nuk publikohen menjëherë

Merkel: vendimet e KFS nuk publikohen menjëherë

Written By The Informer on 7.09.2011 | 14:46

Kancelarja gjermane, Angela Merkel e ka mbrojtur heshtjen e qeverisë gjermane lidhur me marrëveshjen e diskutueshme për tanket me Arabinë Saudite.


Vendimet e Këshillit Federal të Sigurimit kanë arsye përse mbahen të fshehta, tha Merkel në gazetën "Mittelbayerische Zeitung".
Transparenca e nevojshme është dhënë përmes raportit vjetor për eksportin e armëve. Bëhet fjalë për shitjen e supozuar të 200 tankeve luftimi Leopard 2A7+ në Arabinë Saudite.
Duke iu referuar shkeljeve të të drejtave të njeriut, partitë opozitare SPD, të Gjelbrit dhe e Majta janë kundër marrëveshjes. Këtë të premte Bundestagu përsëri do të merret me këtë çështje.
Me kërkesë të partisë e Majta, qeverisë i bëhet thirrje që të tërheqë miratimin për shitjen e tankeve. Përmes votimit me emra deputetët e partive të koalicionit do të jenë të detyruar të bëjnë të ditur pozicionin e tyre. Gjithashtu në CDU dhe FDP shitjet e tanke kanë shkaktuar iritim.
Share this post :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Albanian Defense News - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger