X Qëndroni të informuar me vetëm një "Like"

Blogger Tips & Tricks

Headlines News :
Home » , , , » Kosovë, opozita kërkon nga Kuvendi ndërprerje të bisedimeve me Serbinë

Kosovë, opozita kërkon nga Kuvendi ndërprerje të bisedimeve me Serbinë

Written By The Informer on 7.11.2011 | 09:44

Opozita në Kuvendin e Kosovës planifikon të kërkojë përkrahjen e pozitës për ta obliguar Qeverinë e Kosovës t’i ndërpresë bisedimet dhe marrëveshjet e reja me Serbinë, në kuadër të dialogut që po zhvillohet në Bruksel, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Një kërkesë e tillë pritet të bëhet publike gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit e cila pritet të mbahet brenda javës.



Të tri partitë e opozitës presin që edhe pozita t’i mbështes në kërkesën e tyre për t’i ndërpre bisedimet me Serbinë, përderisa Kosova, sipas tyre, të mos jetë palë e barabartë. Ato i kanë proceduar tashmë Kryesisë së Kuvendit 40 nënshkrime të deputetëve, me të cilat e ftojnë këtë organ të thërrasë seancë të jashtëzakonshme në lidhje me bisedimet me Serbinë dhe marrëveshjet e arritura.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ardian Gjini, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se Kryesia e Kuvendit do të vendosë të martën për ditën e mbajtjes së seancës, ku ai pret që edhe pozita të reflektojë pozitivisht në raport me kërkesat e opozitës.


Partitë në pushtet janë treguar të përmbajtura nga deklaratat përderisa të mos i shohin kërkesat e definuara në letër të opozitës. Zyrtarë të këtyre partive vetëm rikujtojnë se Kuvendi tashmë ka miratuar një rezolutë me të cilën delegacionit dhe qeverisë së Kosovës, i janë përcaktuar vijat e kuqe në lidhje me dialogut e filluar me Serbinë.


Por, opozita mendon se këto vija të kuqe tashmë janë shkelur nga ana e qeverisë. Prandaj, është Visar Ymeri, deputet i Vetëvendosjes, ai i cili kërkon që Kuvendi të marrë rolin që i takon, dhe të vendosë për hapat në vijim në raport me bisedimet me Serbinë.


“T’i debatojmë këto marrëveshje, meqenëse konsiderojmë që Kuvendi në një Republikë Parlamentare duhet doemos të jetë organi më i lartë edhe politik edhe legjislativ, e që është në kundërshtim me atë se si po vepron qeveria e Hashim Thaçit, e cila vazhdimisht po synon ta minimizoj rolin e Kuvendit, duke i marrë të gjitha përgjegjësitë mbi vete”. 
Share this post :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Albanian Defense News - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger