X Qëndroni të informuar me vetëm një "Like"

Blogger Tips & Tricks

Headlines News :
Home » , , , , , » Gjuetari i Bin Laden....

Gjuetari i Bin Laden....

Written By The Informer on 7.06.2011 | 02:08

Cili është në të vërtetë agjenti i CIA-s, i cili me punën e tij mundësoi aksionin për vrasjen e Osama Bin Ladenit? AP është pajtuar me kërkesën e CIA-s për të mos publikuar emrin e “gjuetarit” të Bin Ladenit, nga frika se ai mund të shndërrohej në shënjestër të hakmarrjes. Le ta quajmë John, me emrin e tij të mesëm. Nga viti 2003, kur ju bashkua qendrës për kundër-terrorizëm, e deri në vitin 2005, John ishte forca motorike e cila qëndroi prapa disa prej arrestimeve më të rëndësishme në luftën kundër terrorizmit...


Pasi që njësia Navy Seal vrau Osama Bin Ladenin, Shtëpia e Bardhë publikoi një fotografi të presidentit Barack Obama dhe kabinetit të tij, brenda dhomës së situatave, duke e përcjellë aksionin. 

I fshehur nga shikimet, duke qëndruar jashtë kornizave të fotografisë tashmë të famshme, ishte një analist i CIA-s. Në gjuetinë kundër terroristit më të kërkuar në botë, ndoshta nuk ka ekzistuar ndonjë njeri më i rëndësishëm se ai. Puna e tij për gati një dekadë ka qenë zbulimi i kryesuesit të Al Qaedes. 

Analisti ishte i pari që theksoi verën e kaluar se CIA ndoshta posedon informata të besueshme, të cilat do të mundësojnë kapjen e Bin Ladenit. Ai mbikëqyri grumbullimin e gjurmëve, të cilat e drejtuan agjencinë kah kompleksi i fortifikuar në Abbottabad, Pakistan. Ai ishte në mesin e zërave më të besueshëm, i cili i tha Obamas se Bin Ladeni me gjasë fshehët prapa atyre mureve. 

CIA nuk i lejon atij të flasë me gazetarë. Por intervistat me ish dhe zyrtarë të tanishëm të CIA-s zbulojnë një rrëfim për këmbëngulësi dhe vazhdimësi, gjëra këto të cilat i mundësuan CIA-s që të arrijë suksesin më të madh në historinë e saj në luftën kundër terrorizmit. 

Pothuajse të gjithë zyrtarët insistuan në anonimitet, ngase atyre nuk ju është lejuar që të flasin me gazetarë, apo për shkak se nuk deshën që emrat e tyre të ndërlidhen me operacionin kundër Bin Ladenit. 

AP është pajtuar me kërkesën e CIA-s për të mos publikuar emrin e “gjuetarit” të Bin Ladenit, nga frika se ai mund të shndërrohej në shënjestër të hakmarrjes. 

Le ta quajmë John, me emrin e tij të mesëm. 

John ishte në mesin e qindra njerëzve, të cilët hynë në qendrën e CIA-s për kundër-terrorizëm, pas sulmeve të 11 shtatorit 2001. 

Ai ka shërbyer në departamentet e agjencisë për Rusinë dhe Ballkanin. Kur Vladimir Putini po ngritej në pushtet në Rusi, John përmblodhi detaje të cilat nuk u vërejtën nga të tjerët dhe hartoi atë, që konsiderohet profili përfundimtar i Putinit. 

Aftësia e tij për të vërejtur rëndësinë, e detajeve në dukje të parë të parëndësishme, e bëri atë si një njeri të predisponuar për të ndjekur terroristët. 

Nga viti 2003, kur ju bashkua qendrës për kundër-terrorizëm, e deri në vitin 2005, John ishte forca motorike e cila qëndroi prapa disa prej arrestimeve më të rëndësishme në luftën kundër terrorizmit: Abu Zubaydahut, Abd al-Nashirit, Khalid Sheik Mohammedit, Ramzi bin Alshibit, Hambalit dhe Faraj al-Libit. 

Por nuk kishte shpërblim më të madh, se zbulimi dhe kapja e Bin Ladenit. 

Bin Ladeni i ka ikur forcave amerikane në malet e Tora Boras, në Afganistan, në vitin 2001 dhe CIA besonte se ai strehohej në rajonet fisnore në Pakistan. Deri në vitin 2006, CIA kishte ndërruar tre drejtorë që nga sulmet e 11 shtatorit. Johni nuk deshi të largohet. Ai gjithmonë ishte këmbëngulës. 

CIA i ofroi atij promovim dhe shërbim në ndonjë departament tjetër. Por John nuk deshi të heq dorë nga dosja e Bin Ladenit. 

Ai vlerësoi dhe rivlerësoi çdo aspekt të jetës së Bin Ladenit. Si ka jetuar gjatë kohës sa ishte në Sudan? Kush ka qenë pranë tij, gjatë kohës sa ka jetuar në Kandahar, Afganistan? Si do të dukej sot strehimorja e Bin Ladenit? 

CIA kishte një listë të njerëzve, të cilët do të mund t’i siguronin agjencisë qasje te Bin Ladeni. 

“Vetëm vazhdoni të përpunoni listën. Ai është diku. Do ta kapim”, kujton fjalët e Johnit një zyrtar i inteligjencës, të thëna gjatë një takimi me ekipin e tij. 

Përderisa po mbikëqyrte gjuetinë kundër Bin Ladenit, Johni u angazhua edhe për zgjerimin e programit me Predatorë, fluturake pa pilot, për të ndërmarrë sulme kundër terroristëve. 

Në fillim të vitit 2008, John theksoi se CIA duhet të ndërmarrë sulme më në thellësi të territorit të Pakistanit. 

Në vitin 2007, një informante femër foli për një person, të quajtur Abu Ahmed Al Kuvaiti. Terroristët tjerë e kishin cilësuar Al Kuvaitin si një njeri, i cili kishte lidhje me nivelet e larta të Al Qaedes dhe theksuan se zbulimi i tij mund të ndihmojë në kapjen e Bin Ladenit. 

Në vitin 2010, femra informante theksoi se besohet se Al Kuvaiti gjindet diku në afërsi të Islamabadit. 

CIA arriti të zbulojë Al Kuvaitin dhe në këtë mënyrë agjencisë i ra në sy edhe kompleksi i fortifikuar në Abbottabad. 

Satelitët arritën të sigurojnë pamje nga kompleksi. Johni në vazhdimësi e pyeste vetën se athua kush jeton në kompleks dhe shpjegimi më i arsyeshëm ishte se aty jeton vetë Bin Ladeni. 

Në shkurt, Johni i tha drejtorit të CIA-s, Leon Panetta, se kjo ndoshta është mundësia më e mirë për të kapur Bin Ladenin dhe se ajo nuk do të zgjasë përgjithmonë. Panetta vendosi që këtë informatë t’ia përcjellë presidentit Obama. 

John theksoi se është 80 për qind i sigurt se Bin Ladeni po strehohet aty, por të tjerët nuk ishin aq të sigurt. Të gjithë e dinin se çfarë rreziku po merrte CIA përsipër, nëse do të dëshmohej se Bin Ladeni nuk ishte në Abbottabad. 

John ishte në mesin e disa zyrtarëve të CIA-s, të cilët në vazhdimësi i kanë raportuar presidentit dhe të tjerëve në Shtëpinë e Bardhë. Zyrtarët theksuan se Johni në vazhdimësi ka qenë i qetë dhe fjalët e tij ishin bindëse. 

Në prill, presidenti mori vendimin që njësia Navy Seal të sulmojë kompleksin. 40 minuta pasi që Navy Seal sulmuan kompleksin, erdhi lajmi: Bin Ladeni ka vdekur. 

Vlerësimet dhe informatat e Johnit dhe ekipit të tij u dëshmuan të sakta. 
Share this post :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Albanian Defense News - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger