Autoritetet në Bjellorusi bllokuan të gjitha rrjetet sociale në internet, si masë për parandalimin e protestave që mund të mbahen me rastin e Ditës së Pavarësisë së vendit.
Opozita vendase njoftoi se dhjetra aktivistë të saj dhe të të drejtave të njeriut përfunduan të prangosur.
Ndërkohë, presidenti vendas, Aleksander Lukashenko, nga Minsku denoncoi atë që e quajti një përpjekje për të rrëzuar qeverinë e tij. Ai tha se nuk do të lejojë kurrë që kjo gjë të ndodhë.
Lukashenko, i cili shtypi me dhunë protestat e dhjetorit të 2010, pas rizgjedhjes së kontestuar të tij, ka vendosur një regjim autoritar në vend që ka cuar edhe në sanksione të vendeve perëndimore ndaj Bjellorusisë.

Post a Comment