Shefi i OKB-së, Ban Ki-moon, ka mirëpritur vendimin e autoriteteve të Bahrejnit që të nisin një hetim për dhunën e ushtruar ndaj protestuesve që kërkonin reforma në vend.
Megjithatë, Ban Ki-moon ka insistuar që paneli i përbërë nga pesë persona duhet patjetër të kenë mundësinë që të punojnë në mënyrë të pavarur në pajtim me normat dhe standardet ndërkombëtare.
Në bazë të një dekreti mbretëror, komisioni që duhet të paraqesë të gjeturat e tij deri më 30 tetor, duhet të ketë qasje të lirë te çdo person që e konsideron të nevojshme, përfshirë edhe viktimat e mundshme dhe dëshmitarët e abuzimit të të drejtave të njeriut. Mbi 20 njerëz kanë vdekur për shkak të represionit të protestave popullore në periudhën nga mesi i shkurtit deri në mesin e muajit mars.

Post a Comment