X Qëndroni të informuar me vetëm një "Like"

Blogger Tips & Tricks

Headlines News :
Home » , , , » Astrit Patozi: Regjistrimi etnik, aspak pozitiv

Astrit Patozi: Regjistrimi etnik, aspak pozitiv

Written By The Informer on 7.04.2011 | 16:19


Kreu i Grupit Parlamentar të maxhorancës thotë se futja e kombësisë në formularin e censusit “mund të krijonte komplikacione tërësisht të panevojshme”. Ai thotë se Tirana nuk ka nevojë për rivotim, pasi e ka një fitues

Zoti Patozi, kontesti juridik për Tiranën po shkon drejt fundit. Rezultati është luhatur disa herë, nga fitorja paraprake e Ramës, tek avantazhi i Bashës pas numërimit të votave të gabuara. A e prisnit një finale të tillë për zgjedhjet në qytetin e Tiranës?
Personalisht prisja një rivalitet të fortë, por nuk mund të isha aq profet sa të parashikoja një diferencë kaq të ngushtë, me më pak se 100 vota. Por tani që kjo ndodhi, e rëndësishme është që sistemi ynë e përballoi me profesionalizëm dhe me integritet një sfidë, që sigurisht nuk ka qenë e lehtë.

Palët deklarojnë të dyja fitoren. Në fakt, në funksion të shifrave, pra të rreth çerek milioni votash të hedhura më 8 maj, ai që duket është më shumë një barazim. A nuk do ishte më i drejtë nga ana etike e morale, një rivotim në Tiranë, në këto kushte?
Diferenca tmerrësisht e ngushtë do të thotë se praktikisht Tirana është e ndarë në dy gjysma, por kjo jo dosmosdoshmërisht duhet të çojë në një rivotim. Është njësoj si një ndeshje boksi që nuk përfundon me nokaut, por me pikë. Sepse me këtë logjikë i bie që me sistemin proporicional rajonal që ne kemi adoptuar që nga 2008-ta, mundësia e një rezultati të përafërt mes dy kampeve është rritur ndjeshëm. Këtë e treguan edhe zgjedhjet e fundit. Por do të ishte krejtësisht kundërproduktive dhe në dëm të interesave ë vendit, që ne të përsëritnim zgjedhjet pambarimisht, derisa ato të na jepnin një rezultat “të gjerë”. Kjo, sa i përket konstektsit politik dhe juridik, ku nuk shoh asnjë arsye që të ketë rivotim.
Në rrafshin etik dhe moral, unë mendoj se nuk kemi një rezultat të ngushtë, por një diferencë të thellë me dy rivalëve. Së pari, sepse në një betejë në dukje dhe në nisje të pabarabartë, Lulzim Basha arriti të mundte, jo thjesht kryetarin i Bashkisë së Tiranës në detyrë, por më shumë liderin e opozitës. Së dyti, raporti i Bashës me gjysmën kundër është krejtësisht i ndryshëm nga ai i Edi Ramës. Dhe kjo u tregua para, gjatë edhe pas zgjedhjeve, ku Lulzim Basha nuk ishte për asnjë çast armiqësor me ata që nuk e votuan, madje duke përfshirë këtu edhe vetë zotin Rama. Kjo është një diferencë e madhe konceptuale, e cila sigurisht që e bën shumë më të lehtë koabitacionin e dy gjysmave të Tiranës nën adminnistrimin e kryetarit të ri të sapozgjedhur të bashkisë. Së treti, për shakk të Edi Ramës, me dy portofole të fryra, kryeqyeti ishte pjesa më e lodhur e shoqërisë shqiptare, nga antagonizmi i pafre dhe nga debati shterpë politik i viteve të fundit.
Lulzim Basha i premtoi Tiranës një qeverisje jashtë konfliketeve politike, që jo vetëm i cfilitnin qyetarët e saj, por ato u kushtonin atyre shumë energji të shkuara dëm dhe shumë projekte dhe shërbime që nuk viheshin në funksion të problemeve të yre. Ndërsa Edi Rama, i cili hyri në garë me arrogancën dhe me përçmim për kundërshtarin e tij, jo vetëm nuk e premtoi këtë, por përkundrazi luftoi me të gjitha mjetet për të kundërtën. Për çuajrjen e konfliktit në një stad edhe më të avancuar, në rast të një fitorjeje të tij në Tiranë. Për të gjitha këto arsye, duket sikur Lulzim Basha, në një farë mënyre ka çliruar nga “ethet e djallit” edhe gjysmën që e ka votuar kundër.

Ndërkombëtarët kanë bërë një dallim të qartë mes procesit elektoral pozitiv jashtë Tiranës dhe vetë votimeve në kryeqytet. A është e saktë të thuhet se Tirana po rrezikon standartet e zgjedhjeve lokale?
Nuk e besoj. Kam bindjen se Tirana ishte thjesht pjesa më e vështirë dhe më e rëndësishme e një procesi plotësisht korrekt dhe transparent, që shoqëroi në përgjithësi zgjedhjet vendore të 8 majit.

Së fundi kryeministri bëri një ofertë për opozitën, që parashikonte kandidaturat për instuitucionet që zgjidhen me shumicë të kualifikuar. Opozita nga ana e saj bëri një tjetër ofertë, që të votonte të gjitha ligjet që prekin procesin e integrimit europian, me kusht që PD të heqë dorë nga bashkia e Tiranës. A shihni ju hapësirë, pas asaj që po ndodh në garën e kryeqytetit, që palët të nisin një proces paqëtimi?
Mjafton t’i krahasosh këto që ju i konsideroni oferta, për të parë sesa i thellë është kontrasti. Është si të vësh përballë parimin me pazarin. Ne i qëndrojmë ofertave tona parimore, madje mund edhe ta zgjerojmë bazën e tyre, por ndërkohë nuk mund të pranojmë asnjë pazar në kurriz të tyre. Ne jemi shumë të sigurt se po të hiqnim dorë në tavolinë nga bashkia e Tiranës, Edi Rama mund të dilte nesër dhe të thoshte se këto ishin zgjedhjet më të mira në botë. Por këtë nuk na e ka borxh askush dhe ne sigurisht që nuk e çojmë nëpër mend ta bëjmë. E vetmja hapësirë që unë shoh për paqëtim, nuk ka të bëjë me Bashkinë e Tiranës, apo me ndonjë copë tjetër pushteti. Por me reformën elektorale, ku palët të ndjekin interesaat e tyre me korrektesë dhe ndershmëri, duke korrigjuar gjithçka nuk fuksionoi si duhet në dy zgjedhjet pararendëse.

A mendoni se në këtë proces lëshimesh duhet përfshirë edhe posti i presidentit? Pra, me fjalë të tjera, a është koha për një negociatë presidenciale “bis”, si në rastin e Moisiut më 2002?
Mendoj se nuk ka asnjë arsye dhe as analogji. Negociata për Presidentin (Moisiu) kishin në thelb krizën e zgjedhjeve të 2001-shit, të konsideruara si shumë problematike në të gjitha raportet e vëzhguesve ndërkombëtarë. Në rastin tonë kemi thjesht një paranojë dyvjecare të kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, e cila ka tërhequr zvarrë të gjithë aksionin politik të opozitës, dhe vetëm kaq. Në muajin e fundit, kësaj paranoje i është shtuar edhe dhimbja e humbjes në Tiranë, e cila mund ta bëjë shumë të pashpresë gjendjen emocionale të Ramës, por që kontekstit të raporteve mes dy blloqeve politike as i shton dhe as i heq ndonjë gjë të madhe.
Kjo e fundit ishte plotësht e evitueshme, në çastin që zoti Rama e kishte vetë në dorë fatin e tij, për të mos u futur në një ndeshje, për t’i fituar apo për t’i humbur të gjitha. Kishte kohë për t’u tërhequr deri në maj, por mesa duket tundimi çudibërës për bashkinë e Tiranës ishte kaq i fortë, sa nuk gjeti forcë të ndahet prej tij. Dhe i ndodhi më e keqja, siç në përgjithësi u ndodh të gjithë atyre bixhozxhinjve që në një çast të caktuar hedhin në tavolinën e kazinosë gjithçka u ka mbetur.
Gjatë kësaj kohe, sidomos vitin e fundit, e kam dëgjuar shpesh zotin Rama të thotë se kjo mazhorancë nuk duhet lejuar që vitin e ardhshëm të ketë mundësi të zgjedhë edhe Presidentin e Republikës dhe Prokurorin e Përgjithshëm. Madje me të janë bashkuar edhe një kor i majtë figurash politike të së majtës dhe analistësh, sikur të bëhet fjalë për një katasrofë nayrore që po afrohet dhe ne duhet të evakuohemi, para se cikloni të mbërrijë. Në fakt nuk është fare kështu. Madje është një spekullim i madh, për faktin se një gjë e tillë është bërë me kosheincë të plotë në vitin 2008, kur zoti Rama dhe të tijët pranuan dhe votuan ndryshimet kushtetuese.
Pra, në rast se në zgjedhjet e vitit 2009 do të kishte fituar Edi Rama, në pozitën e tij sot, do të ndodheshim ne, dhe sigurisht që ky nuk do të ishte fundi i botës. Por do të ishte një gjë që ne e dinim ekzaktësisht që këtu e tre vjet të shkuara.
Ndërsa të thuash sot se Shqipërisë po i kanoset një rrezik shumë serioz, është një abuzim shumë i rëndë. Sepse do të thotë se zoti Rama, kur ka votuar ndryshimet kushtetuese, ka ëndërruar vetëm që pas zgjedhjeve kryeministër do të ishte vetë, pa e çuar asnjëherë ndërmend se në çdo garë , mund të jesh jo vetëm fitues, por edhe humbës. Dhe në fuksion të kësaj ëndrre, mesa duket ka shkuar edhe e gjithë sjellja e tij poltike, që nga mospranimi i rezultatit të zgjedhjeve, tek bojkoti i parlamentit, greva e urisë përballë Këshillit të Ministrave, e deri tek provokimi i ngjarjeve të dhunshme të 21 janarit, një flurudhë me shumë zigzake, por që tek e fundit, vjen gjithmonë në rënie, dhe këtu nuk kam parasysh vetëm aksionet politke të zotit Rama, por të gjithë performacën e opozitës në tërësi, e cila është shumë e ndikuar nga agjenda personale e kryetarit të Partisë Socialiste.
Nisur nga ky këndvëshrtim realist, unë nuk shoh asnjë arsye që zgjedhja e Presidentit të shërbejë si një kompromis mes palëve, të cilat realisht nuk janë ndarë për karrigen e tij, por për një karrige tjetër.

Nëse gara për Tiranën nuk ndryshon edhe pas ankimimit të fundit të PS, a prisni që gjysma e Kuvendit të vijojë të rrijë bosh? Nëse po, cilat mund të ishin pasojat eventuale për opozitën, por edhe për qeverinë?
Ajo që pres me shumë shpresë është që, pasi të “ftohen pak gjakrat”, PS të rikthehet në parlament, maksimumi në vjeshtë. Por nëse kjo nuk ndodh, pasojat më të rënda do të binin mbi vetë opozitën, sepse mosprania e saj në Kuvend do të ishte një dënim kapital, në radhë të parë për zgjedhësit e saj. Do të ishte një krizë e rëndë identiteti dhe përfaqësimi për Partinë Socialiste. Sigurisht cifla të kësaj krize do të binin edhe mbi mazhorancën, por pasojat për të do të ishin të ngjashme me atë familje, e cila jeton në paqe dhe harmoni, por i ka qëlluar i keq komshiu.

Ka pasur shumë zëra, kryesisht nga ish-presidentët por edhe nga juristë të njohur, që kanë atakuar ndryshimet kushtetuese të vitit 2008. Cili është mendimi juaj për ato ndryshime, të cilat, siç dihet, asokohe i kritikoi ashpër edhe një aleat i juaji i sotëm?
Gjykoj se rezervat e shprehura nga ish-presidentët duhen marrë me rezerva, për shkak se ata nuk janë të ftohtë në gjykimin e tyre. Megjithë respektin për formimin e ndonjërit prej tyre, kam vërejtur se ata i shohin ndryshimet kushtetuese në optikën e një vendi pune, i cili mund të ketë humbur diçka nga fuqia e para vitit 2008. Por mendoj se në përgjithësi ato ishin ndryshime që kanë sjellë progres për sistemin tonë politik dhe administrativ, sepse tek e fundit ky ishte edhe qëllimi i tyre. Ato e theksuan më shumë faktin që Shqipëria është Republikë Parlamantare, ndërkohë që kontribuan jo pak në shërimin e zgjedhjeve, një plagë e rëndë që shoqëria dhe politika shqiptare e vuante prej shumë vitesh. Pavarësisht se jo perfekte, besoj se ato vendosën një tullë më shumë në ngrehinën e demokracisë së brishtë shqiptare.

Së fundi Komisioni Europian ka dhënë sinjale shqetësuese për përmbushjen e 12 prioriteteve të përcaktuara në Opinionin e KE, çka dëmton direkt marrjen e statusit të vendit kandidat. A është e drejtë që shumica të akuzojë vetëm opozitën për këtë bllokim të procesit? Nëse jo, çfarë ka shkuar keq në punën e maxhorancës, në këtë drejtim?
Ne nuk u jemi shmangur asnjëherë përgjegjësive tona, pasi e dimë se, në aspektin ndërkombëtar, një vend gjykohet në radhë të parë për atë që bën dhe nuk bën qeveria. Por nuk është problemi ynë fakti që mbi dy të tretat e kërkesave të opinionit të KE për Shqipërinë, kanë të bëjnë jo thjesht me praninë e opozitës në Kuvend, por edhe me pjesamrrjen e saj në reforma. Mendoj që ne jemi ende me opozitën jashtë sallës së parlamentit.

Kuvendi nisi procedurat që i hapin rrugë regjistrimit me bazë etnike të popullsisë. A nuk ju duket se ky proces mbart mbi vete rrezikun e zgjerimit artificial të pakicës greke në vend?
Ajo që ndodhi të martën në Kuvend nuk ka lidhje fare me mënyrën sesi do të kryhet regjistrimi i populsisisë apo “census-i”, sic do të quhet pas miratimit të projekligjit, që u fut në kalendar me procedurë të përshpejtuar. Projekligji synon një përmirësim të procedurës në përputhje me këkrkesat e kohës, pasi ligji ekzistues është i vitit 2000. Ndërkohë është një komision shtetëror ai që do të përcaktojë formularin e “censusit”, përpara se ky proces të nisë, në vjeshtë apo në dimër, pak rëndësi ka. Personalisht, mendoj se vendosja e kombësisë në pyetësorin e censusit, nuk sjell asnjë vlerë pozitive, madje mund të krijonte komplikacione tërësisht të panevojshme dhe plotësisht të evitueshme.


Nga Skender Minxhozi, MAPO
Share this post :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Albanian Defense News - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger