X Qëndroni të informuar me vetëm një "Like"

Blogger Tips & Tricks

Headlines News :
Home » , , , » AK: votimi i projektligjit "Pollo", i jashtëligjshëm

AK: votimi i projektligjit "Pollo", i jashtëligjshëm

Written By The Informer on 7.08.2011 | 07:03

Pas miratimit nga parlamenti të ligjit të ri për regjistrimin e popullsisë, ku përfshihet deklarimi edhe i etnisë dhe fesë, Aleanca Kuq e Zi ka kërkuar që të bëhet publike, lista  e prezencës së deputetëve. 


Sipas perfaqesuesve te kesaj levizjeje, dyshohet se ne parlament nuk eshte zbatuar vendimi nje deputet nje vote dhe se ne kuvend, nuk ka qene kuorumi i nevojshem.

"Aleanca Kuq e Zi i kërkon kuvendit të bëjë publike listë-prezencën e deputëteve dhe listën e votuesve pro të projektligjit.Miratimi i ligjit të censusit më 69 vota pro dhe dy vota abstenim të PDIU-së dhe me një prezencë të paprovuar të 71 deputete në sallë e bën procesin e votimit antikushtetues, nëse nuk është respektuar parimi një deputet, një votë", tha Ardit Collaku, përfaqësues i Aleancës.

Perfaqesuesit e ketij grupimi thane se mazhoranca nuk i rezistoi presionit greke duke kritikuar edhe mungesen e opozites ne diskutimin e nje ligji kaq te rendesishem. Ata thane se mbeten ne pritje te seances ku do te shqyrtohet projektëligji me dhjetra mijra firma qe kerojne te shmangin formularin me pyetjet mbi etnine dhe fene.
Share this post :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Albanian Defense News - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger